(VIDEO) Në numrin emergjent pranohen rreth 1 400 telefonata në ditë

by admin
Spread the love




Sipas të dhënave të Qendrës për Menaxhimin e Krizave, në periudhën prej 11 shkurtit deri më 1 shtator, në numrin e telefonit 112 janë pranuar gjithsej 287.842 thirrje ose mesatarisht 1.425 thirrje në ditë. Më shumë thirrje janë shënuar në muajin mars  55.767 telefonata, ose mesatarisht 1.799 telefonata në ditë.

Qendra për Menaxhimin e Krizave

“Nga 01.03.2022 filloi pranimi i thirrjeve në 112 nga i gjithë territori i shtetit. Më mars janë pranuar 55.767 thirrje dhe mesatarja për marsin është 1.799 thirrje në ditë. Në prill janë pranuar 42.100 thirrje ose mesatarisht 1.403 thirrje në ditë. Në maj janë pranuar 44.839 thirrje ose mesatarisht 1.446 thirrje në ditë. Në qershor janë pranuar 41.759 thirrje ose mesatarisht 1.392 thirrje në ditë. Në korrik janë pranuar 44.467 thirrje ose mesatarisht 1.434 thirrje në ditë. Në gusht janë pranuar 47.553 thirrje ose mesatarisht 1.534 thirrje në ditë”

Duke telefonuar numrin 112, qytetarët përfitojnë kohën më të shkurtër të mundshme nga shërbimet e policisë, ndihmës mjekësore urgjente apo zjarrfikësve kudo në vend.

Krijimi i të gjithë sistemit të numrit të urgjencës 112 u mbështet nga Bashkimi Evropian me 2.3 milionë euro, duke përfshirë harduer, softuer, dhe asistencë profesionale.

Ky numër ofrohet si shtesë në numrat ekzistues të urgjencës, ndërsa numrat e telefonit 192,193 ose 194 do të vazhdojnë së funksionuari për të paktën edhe një vit.

Linda Ebibi /SHENJA/

 


You may also like