(VIDEO) Në ministrinë e shoqërisë informatike dhe administratës është kryer një auditim për punën e deritashme

by admin
Spread the love

Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu foli për raportin e auditimit lidhur me procedurat e tenderimit dhe situatën në ministrinë e shoqërisë informatike dhe administratës. Aliu njoftoi se subjekt i revizionit kanë qenë lëndët të përzgjedhura rastësisht të cilat janë analizuar nga një revizor i pavarur në pjesët nga hapja e procedurës së tenderimit deri në pagesat përfundimtare për projektet dhe  aktivitetet e realizuara.

SINKRON AZIR ALIU, MINISTËR I SHOQËRISË INFORMATIKE DHE ADMINISTRATËS

“Ky raport përfshin periudhën nga janari 2021 deri në qershor 2023. Në raport theksohet se nga 18 procedurat e tenderimit për prokurim publik në 14 prej tyre ka aplikuar vetëm një kompani, për 3 procedura ka pasur 2 oferta , gjegjësisht për një procedure ka pasur vetëm 3 oferta”.

Aliu tha se në njërën anë kompani të caktuara krijojnë interesa në bazë të politikave të tyre afariste, ndërsa nga ana tjetër numër i madh i kompanive për arsye të caktuara nuk  i përgjigjen thirrjeve publike të institucioneve shtetërore  dhe kjo ndikon në konkurencën dhe mundësinë  për zgjedhje më të madhe ,gjegjësisht institucionet shtetërore detyrohen të paguajnë çmime të larta për shkak të numrit të vogël të ofertave nga kompanitë e ndryshme.  “Në total shuma e tenderimeve që është analizaur është 6.4 milion euro”, deklaroi Aliu.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING



You may also like