(VIDEO) Në 24 orët e fundit, 1 873 persona kanë telefonuar në numrin e urgjencës

by admin
Spread the love

Qendra për Menaxhim me Kriza  informoi se në Numrin e Urgjencës në 24 orët e fundit janë jalmëruar 1 873 persona. Sipas Qendrës së Menaxhimit të Krizave më pak se gjysma e thirrjeve telefonike ishin “reale”. Ata njoftojnë se të premten  nuk janë regjistruar zjarre të hapura, por janë regjistruar vetëm katër zjarre në oxhak, krahas ndërhyrjeve të tjera në zonat e banuara.

Po ashtu, potencojnë se një përqindje e konsiderueshme e thirjeve në Numrin e Urgjencës 112 ka qenë për nevoja të tjera  dhe jo urgjente.

QENDRA PËR MENAXHIM ME KRIZA

“Nga 1 873 thirrje në numrin e vetëm të urgjencës 112 në Qendrën e Menaxhimit të Krizave, në 24 orët e fundit thirrjet ‘reale’ kanë qenë 44.26%, dhe 55.74% kanë qenë për nevoja të tjera jo urgjente të qytetarëve. Nga thirrjet aktuale, 64.86% i janë drejtuar policisë, 32.43% ndihmës emergjente mjekësore, 1.02% zjarrfikësve dhe 0.67% LAMM-së”.

Rrastet që janë shënuar për oxhaqet e djegura, njofton Qendra për Menaxhim me Kriza, janë në Prilep në periudhën nga ora 18:25 deri në ora 19:30, ku ka pasur ndërhyrje me 3 zjarrfikës dhe 1 automjet, në rrugën“Cane Ilievski” nr.97. Në Ohër, në periudhën nga ora 11:40 deri në ora 12:40 kanë intervenuar me 3 zjarrfikës dhe 1 automjet në rrugën “Sirma Vojvoda”.

Nga ora 14:20 deri në ora 15:00, zjarrfikësit e Shtipit me 3 zjarrfikës dhe 1 mjet zjarrfikës,kanë bërë ndërhyrje në një objekt në rrugën “Engelsova” në Shtip dhe zjarrfikësit në Kumanovë në rrugën “Esperanto” nr.21 nga ora 14:05 deri në ora 15:20, me 5 zjarrfikës dhe 1 automjet.

Këto zjarre, sipas njoftimit të Qendrës për Menaxhim me Kriza, mund të “kalojnë” në një ndërtesë, në shtëpi, gjë që ndodh ndonjëherë, ndaj nevojitet që qytetarët t’i pastrojnë rregullisht oxhaqet. /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like