(VIDEO) Ndryshimet në kodin penal, shpëton VMRO-DPMNE dhe Janakievski

by admin
Spread the love

Për shkak të ndryshimit të Kodit Penal do të pamundësohet gjykimi edhe ndaj një procesi gjyqsor. Rasti “Talir”, që ka të bëjë me financimin e paligjshëm të partis VMRO-DPMNE, është pranë vjetërsimit, megjithatë kjo do të konfirmohet më datë 10 nëntor, në seancën e radhës. Me këtë rast shpëton i akuzuari, ish ministri i Transportit dhe Lidhjeve Mile Janakieski. Kërkesë për vjetërsim të lëndës kërkuan edhe të akuzuarit e tjerë deputeti Ilija Dimovski dhe ish sekretari gjeneral i Qeveris Kirill Bozhinovski. Meqenëse ata nuk do të akuzohen për keqpërdorim të autorizimit zyrtar, gjykimi për ta do të vazhdojë për akuzën larje parash, e cila nuk është përfshirë në ndryshimet e Kodit Penal. Ndërkaq, gjykimi kundër ish kryeministrit Nikolla Gruevskit bëhet në mungesë të tij. Gjykimi për rastin “Talir” ka nisur në mars të vitit 2020.

Ndryshimet e fundit të Kodit Zgjedhor, vjetërsuan edhe rastin gjyqsor 16 vjeçar, të quajtur “Syri i Gjarpërit”.

Më tej, ditë më herët, Gjykata Themelore Penale Shkup shënoi përfundimin e ndjekjes penale të ish-drejtorit të DSK-së, Sasho Mijalkov, i akuzuar në rastin e njohur si rasti “Target-Fortesa.

Po ashtu deputeti i partisë socialiste Ljupço Dimovski, si dhe gazetarja dhe biznesmenja Ivona Talevska, u shpëtuan nga ndjekja penale, për rastin e PSP-së “Producenti.

Më 6 shtator Qeveria i përcaktoi “fshehurazi” dhe Kuvendi i miratoi  në mënyrë eksprese, ndryshimet e Kodit Zgjedhor, të cilat shkaktuan reagime të forta në opinion. Por edhe përkundër kësaj, të njejtat i konfirmoi edhe presidenti i shtetit Stevo Pendarovski dhe u publikuan menjëherë edhe në Gazetë Zyrtar.  Ndërkaq, si pasoj do të vazhdojnë të vjetërohen edhe shumë lëndë të tjera gjyqësore.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING



You may also like