VIDEO/ Napoli triumfon mes dramës, Juventus mposhtet në “Maradona”

by admin
Spread the love

Napoli ka fituar  ndaj Juventusit me rezultatin 2-1 në përballjen e vlefshme për javën e 27-ë të Serie A.

Rastin e parë në ndeshje e kishte Dusan Vlahovic që në minutën e 10-të, por goditja e tij me kokë shkoi ngjitur me shtyllën.

I njëjti kishte rast edhe në minutën e 34-të, kur gjuajti, por sërish jashtë porte.

Në rastin e parë serioz, Napoli arriti të shënonte, në minutën e 42-të, kur Khvicha Kvaratskhelia gjuajti saktë për 1-0.

Në minutën e 81-të, Federico Chiesa me një gjuajte të bukur, arriti të shënojë për 1-1.

Por pas katër minutash Napoli fitoi penallti, kur Victor Osihmen u pengua në zonë.

Nga pika e bardhë gjuajti Osimhen, por goditja e tij u prit nga Szczesny, por nga topi i kthyer shënoiGiacomo Raspadori për 2-1.

Me këtë rezultat, Napoli është i shtati me 43 pikë, ndërsa Juventusi me 57 pikë mbetet i dyti./h.ll/abcnews.al

You may also like