(VIDEO) MPB hap konkurs për 600 policë të rinj

by admin
Spread the love

Ministria e Punëve të Brendshme ka hapur  konkursë për 600 policë të rinj në Maqedoninë e Veriut.

Nga MPB sqarojnë se kandidatët duhet të plotësojnë  kushtet e veçanta, përkatësisht, lartësia e kërkuar e trupit të paktën 175 centimetra për djemtë, 165 centimetra për vajzat dhe aftësia e lartë fizike personale, si dhe në dokumentacionin e nevojshëm për plotësimin e kushteve të nevojshme për vendin e punës si certifikatë lindjeje, diplomë për arsimin e mesëm katërvjeçar dhe dy fotografi, si dhe deklaratë e nënshkruar me dorë që vërteton se nuk është anëtar i ndonjë partie politike.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDHSME

“Në SPB Shkup 300, në SPB Ohër janë hapur vende për 100 kandidatë, pranimi i 30 kandidatëve është mundësuar në SPB Tetovë, nga 20 kandidatë është mundësuar në SPB Strumicë, në SPB Kumanovë, në SPB Shtip, në Departamentin për Mbrojtjen e Personaliteteve dhe Objekteve të Caktuara dhe në Qendrën Rajonale ‘Veri’ dhe në Qendrën Rajonale ‘Perëndim’. Nga 15 kandidatë kërkohen në SPB Manastir dhe në SPB Veles, kurse nga 10 kandidatë në Qendrën rajonale ‘Lindje’ dhe Qendrën Rajonale ‘Jug’”.

Afati për dorëzimin e aplikacioneve është 15 ditë, duke e llogaritur edhe vetë ditën e publikimit. Dokumentacioni i pakompletuar dhe i dërguar me vonesë nuk do të merret parasysh, shtojnë  më tej  nga MPB.

Përndryshe, kandidatët Inkurajohen të vizitojnë ueb-faqen e Ministrisë së Punëve të Brendshme prej nga mund të marrin më shumë informata për funksionet, kompetencat si dhe fushëveprimi i punës së Ministrisë së Punëve të Brendshme.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING




You may also like