(VIDEO) Ministria e Shëndetësisë: Mos u dehni me alkool, mos shkaktoni aksidente në komunikacion!

by admin
Spread the love

Ministria e Shëndetësisë informon se të gjitha institucionet publike shëndetësore në Republikën e Maqedonisë së Veriut, në prag të festës së ndërrimit të viteve, janë të gatshme me ekipe të shërbimit kujdestar për të siguruar kujdesin e nevojshëm shëndetësor për pacientët.

MINISTRIA E SHËNDETËSISË

“Për të shmangur pasojat e padëshiruara si helmimet nga alkooli dhe aksidentet në trafik, u bëjmë apel qytetarëve që të festojnë në mënyrë të qetë dhe dinjitoze duke konsumuar pije alkoolike në sasi të moderuar dhe të kenë kujdes nga marrja e tepërt e ushqimit. Parandalimi i dehjes nga alkooli në natën e ndrrimit të viteve, është i rëndësishëm për shëndetin e individit dhe shëndetin e njerëzve të dashur”.

Nga Ministria e Shëndetësisë kërkojnë që të mos përdoren mjete të ndryshme piroteknike që mund të shkaktojnë lëndime të rënda trupore.

Për çdo vit në natën e festimit të vitit të ri një numër i konsiderueshëm i qytetarëve kërojnë ndihmë në qendrat mjekësore për shkak të lëndimit nga mjetet piroteknike, nga pirja e tepruar e alkoolit dhe helmimi nga ushqimet e ndryshme.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING



You may also like