(VIDEO) Ministria e Drejtësisë do të mbikëqyrë sistemin për ndarjen elektronike të lëndëve

by admin
Spread the love

Nga Ministria e Drejtësisë  njoftojnë se do të kryejnë mbikëqyrje në  sistemin për ndarjen elektronike të lëndëve në prokuroritë publike. Ata sqarojnë se Propozim-ligji për plotësimin e Ligjit për Prokurorinë Publike do të publikohet në Regjistrin Kombëtar Elektronik të Procesverbaleve.

MINISTRIA E DREJTËSISË

“Miratimi i Ligjit për plotësimin e Ligjit për prokurorinë publike rrjedh nga nevoja për forcimin e mekanizmave për ndarjen elektronike të lëndëve në prokuroritë publike dhe me të precizohet kompetenca e organeve dhe trupave të përcaktuara me Ligjin për kryerjen e mbikëqyrjes”.

Gjithashtu, nga kjo Ministria deklarojnë se ndryshimi që propozohet është në përputhje me synimin themelor të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe sipas tyre,  është në frymën e reformave në fushën e gjyqësorit dhe avancimit të tij të mëtutjeshëm.

MINISTRIA E DREJTËSISË

“Siç dihet, Ministria e Drejtësisë sipas Ligjit për gjykatat, kryen  mbikëqyrje të rregullt në funksionimin e AKMIS-it nëpër gjykata. Ministria e Drejtësisë, pas mbikëqyrjeve të kryera  në gjykata, përgatit procesverbale dhe  të njëjtat i publikon në ueb faqen e Ministrisë së Drejtësisë dhe ia përcjell gjykatës më të lartë dhe Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

Ata gjithashtu theksojnë se Komisioni përgatit raporte gjashtëmujore që publikohen në ueb faqen e Ministrisë së Drejtësisë, të cilat përmbajnë gjendjet e konstatuara në gjykata në lidhje me zbatimin e dispozitave të Rregullores Gjyqësore dhe ndarjes dhe rindarjes automatike të lëndëve në gjykatat që realizohet nëpërmjet AKMIS-it.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like