(VIDEO) Ministri Sali: 1.1 milionë euro për aparatet e reja të rezonancës magnetike

by admin
Spread the love




Ministri i Shëndetësisë, Bekim Sali, i shoqëruar nga kryeministri Dimitar Kovaçevski, ambasadori i Italisë, Andrea Silvestre, sot në spitalin e “8 Shtatori”, përuruan dy aparate të reja të rezonancës magnetike, që sipas tij, hapin qendrën e re për diagnostikë pranë spitalit “8 Shtatori”. Sali deklaroi se ata si ministri vazhdimisht kujdesën për përmirësimin e kushteve  nëpër të gjitha spitalet.

BEKIM SALI-MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Aparatet janë blerë në kuadër të një furnizimi të madh të më shumë aparateve në vlerë totale prej 1.1 milionë euro dhe është realizuar në kuadër të programit për racionalizimin dhe menaxhimin e teknologjisë bio-mjekësore në sektorin e shëndetësisë, e gjithë kjo në bashkëpunim me ambasadën e Republikës së Italisë”

Ministri Bekim Sali informoi se për t’i vendosur në funksion këto aparate , tanimë veqse janë duke u trajnuar kuadrot nga trajnues nga Italia.

BEKIM SALI-MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Ajo që është e rëndësishme të thuhet për sa i përket përformancës së pajisjeve është se bëhet fjalë për teknologjinë më të re me magnet më të hapur me opsionin për rrotullim dhe ky është i vetmi i këtij lloji me opsionin për të incizuar nga pozicioni në këmbë”.

Ndërkaq, kryeministri Dimtar Kovaçevski theksoi se Qeveria  asnjëherë nuk janë ndalur për të investuar në shëndetësi, ndërsa me këto dy aparate sipas Kovaçevskit do të rriten për 50 për qind kapacitet e incizimit për pacientët.

Samir Mustafa /SHENJA/

 


You may also like