(VIDEO) Ministri i Shëndetësisë paralajmëroi 600 punësime të reja

by admin
Spread the love

Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti thotë se janë angazhuar për përmirësimin e situatës sa i përket mungesës së kuadrit shëndetësorë. Me këtë rast, ai paralajëmroi se këtë vit bëhen punësime të reja.

Fatmir Mexhiti, ministër i Shëndetësisë

“Për kuadrin ne kemi 3 Fakultete Medicinale, në Shkup, Tetovë dhe Shtip dhe po bëjmë një program që kur këta studentë të arrijnë në fund, në vitin e gjashtë, në Medicinë, Framaci ose Stomatologji, të dihet saktë adresa e tyre ose suksesi që e kanë dhe të dihet ku do të jetë adresa e tyre e ardhshme e punës së në cilën institucion shëndeti do të punësohen. Gjëja tjetër që po bëjmë si Qeveri , paralajëmrojmë se do të ketë 2 000 punësime në administratë, që do të fillojnë tani në shtator dhe 600 të jenë në shëndetësi”.

Mes tjerash, ministri Fatmir Mexhiti poashtu tha se nuk mund mund të futen të gjithë punëtorët shëndetësorë në të njëjtin shportë, sa i përket skandalit të Klinikës së Onkologjisë.

Fatmir Mexhiti, ministër i Shëndetësisë

“Si ministër ju garantoj se me kompetencat e mia, pa kompromis, nuk do të kursejmë askënd dhe do të punojmë. Atë që do të vërtetojmë, do ta sanksionojmë deri në fund. Në lidhje me pretendimet se pacientët kanë ardhur në Onkologji nga jashtë, aktualisht nuk kam informacion, por edhe nëse kemi pasur nuk mund të ndaj për shkak të çështjes që po trajtohet nga Prokuroria dhe për rrjedhojë gjithçka që do të merret si vendim në fund, do të shpallet publikisht para të gjithëve”.

Më tej Mexhiti, tha se i mbështet protestat për spitalin e Onkologjisë, por apelon që këto protesta të mos përdoren për pikë politike.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

MARKETING




You may also like