(VIDEO) Mickoski: Zaev ka afat deri nesër në ora 14:30

by admin
Spread the love

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hrisitjan Mickoski i jep ultimatum Zoran Zaevit për largim vullnetar. Mickoski thotë se nëse Zaev nuk jep dorëheqje të parevokueshme deri nesër, VMRO në orën 14:30 do të dorëzoj në Kuvend iniciativën për votëbesimin e kësaj Qeverie. Ndërsa, nga kryetari i Kuvendit pret që të respektoj afatet ligjore dhe procedurat që vijojnë.

Hristijan Mickoski, lider i VMRO-DPMNE-së

“Do të jem preciz si gjithmonë, deri në orën 14:30, do ta dorëzojmë dhe fillojmë procedurën për votëbesimin e kësaj Qeverie të udhëhequr nga Zoran Zaev, në qoftë se më herët nuk e përmbush premtimin e dhënë, atë që të japë dorëheqje të parevokueshme”.

Mickoski u pyet nëse po bisedojnë edhe me Partinë Liberal- Demorkate për t’u bërë pjesë e shumicës së re, ai tha se gjithkush që mendon se Qeveria aktuale duhet të votohet për votëbesim, është i mirëseardhur.

Hristijan Mickoski, lider i VMRO-DPMNE-së

“Dera është e hapur për secilin që mendon se kjo Qeveri e Zoran Zaevit, nuk është e mirë. Secili që e përkrah këtë Qeveri, të udhëhequr nga Zoran Zaev, normalisht që nuk do të jenë pjesë e atyre deputetëve që do të votojnë për votëbesim. Nese dikush mendon se kjo Qeveri duhet të ikë dhe duhet të votohet për votëbesim, është i mirëseardhur”.

Përndryshe Mickoski u takua me kryetarët e rinj të zgjedhur të komunave nga radhët e VMRO-DPMNE-së. Ai tha se nga ata ka kërkuar që në 30-ditëshin e parë të realizojnë të paktën nga 3 projekte infrastrukturore. Ndërsa, gjithashtu i porositi që të jenë të hapur dhe transparent me gazetarët.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

You may also like