(VIDEO) Mickoski: Vendi është në krizë, qeveritarët ta kuptojnë këtë

by admin
Spread the love

VMRO-DPMNE nuk heq dorë nga bllokada e Kuvendit, në rast se nuk ulen për të biseduar me pushtetin për datën e zgjedhjeve. Deklaratën e ministrit Bujar Osmani, ku bëri thirrje që këto bisedime t’i bëjnë pasi ta tejkalojnë krizën dhe jo tani, lideri i VMRO-DPMNE-së i quajti “komente joserioze”.

Hristijan Mickoski, kryetar i VMRO-DPMNE-së

“Komentet e Osmanit janë joserioze, unë disa muaj bëj thirrje për dialog, për bisedime sepse Maqedonia është në krizë. Këta njerëz janë të ngathët që të përballen me problemet reale, me krizën që vetë e kanë shkaktuar. Unë i bëra thirrje Kovaçevskin të ulemi të bisedojmë, ja le ta merr me vete, Osmanin, Ahmetin,  Lupço Georgievskin, le të vijë edhe Pavle Trajanov, me të gjithë koalicionin dhe unë do të jem me bashkëpuntorët e mi, të bisedojmë për datën e zgjedhjeve”.

Nga LSDM edhe sot kanë thënë se bllokadat, sjellja destruktive në dëm të qytetarëve është sjellje e cila e pasqyron vazhdimisht politikën e VMRO-DPMNE-së.

LSDM

“Pralajmërimet e turpshme të Mickoskit për bllokada të përforcuara, është sjellja më e papërgjegjshme në kohën e krizës më të madhe ekonomike dhe energjetike, pas Luftës së Dytë Botërore, kur Kuvendi duhet të sjellë vendime të shpejta dhe efikase për qytetarët”.

Përndryshe, opozita maqedonase i ka dhënë kohë pushtetit deri më 10 maj, për tu ulur dhe të bisedojnë për datën e zgjedhjeve, në të kundërtën do ta bllokojnë Kuvendin.

Emine Ismaili /SHENJA/

You may also like