(VIDEO) Mickoski: Qeveritarët shesin rrymë lirë dhe blejnë shtrenjtë

by admin
Spread the love




Kryetari i VMRO DPMNE-së Hrisitijan Mickoski vazhdon të akuzojë pushtetin për vjedhje përmes kompanisë shtetërore Elektranat e Maqedonisë së Veriut. Sipas Mickoskit, në fund të gushtit dhe fillim të shtatorit, EMV i ka shitur tepricat e energjisë elektrike një kompanie në Shkup për çmim shumë më të lirë se sa çmimi i tregut, ndërsa kjo kompani pastaj i ka shitur rrymën kompanisë shtetërore të Shqipërisë për çmim shumë më të shtrenjtë. Dallimi në çmim gjithsej sipas tij është rreth 175 mijë euro për vetëm disa ditë.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO DPMNE-SË
“EMV/ELEM publikon shpallje për shitjen e tepricave të natës të energjisë elektrike në periudhën nga 30 gushti deri 6 shtator, nga ora 2 deri në orën 7, në sasi të përgjithshme prej 2000 megavat/orë. Kompania shtetërore energjetike e Shqipërisë KESH gjithashtu publikon shpallje por për blerjen e rrymës në periudhën nga 29 gushti deri 4 shtator me profil të ngjashëm si EMV në sasi të plotë 2100 megavat/orë. Çmimi i shitjes së tepricave të natës ndaj kompanisë ETMT Energji Shkup është 337 euro për megavat/orë, ndërsa kompania shtetërore e Shqipërisë KESH e blenë energjinë për 525 euro për megavat/orë”.

Por nga LSDM vazhdojnë të përgjigjen se në kohën e qeverisjes së VMRO DPMNE-së, kur Mickoski ishte drejtor i Elektranave dhe këshilltar për energjetikë i ish kryeministrit Gruevski, çmimi i energjisë elektrike është dyfishuar.

LSDM
“Në vitin 2006, kur VMRO DPMNE e mori pushtetin, çmimi për një kilovat energji elektrike ishte 2.95 denarë për kilovat/orë. Në vitin 2017 kur VMRO DPMNE shkon në opozitë, çmimi për kilovat/orë është 4.95 denarë, që paraqet rritje për 100%. Në këtë periudhë Mickoski ishte drejtor i ELEM-it dhe këshilltar i Nikolla Gruevskit për energjetikë”.

Ndërkohë nga Elektranat e Maqedonisë së Veriut thonë se ata janë të angazhuar në projektet për përballjen me krizën energjetike, përfshi projektet e dakorduara përmes nismës Ballkani i Hapur dhe formave të tjera të bashkëpunimit mes vendeve të rajonit. /SHENJA/

 


You may also like