(VIDEO) Mickoski: Pres që në këto njëqind ditë të jetë më keq

by admin
Spread the love

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski,  edhe një herë ka përsëritur qëndrimin se deputetët nga radhët e partisë së tij nuk do të votojnë në seancën e Kuvendit për zgjedhjen e qeverisë teknike. Mickoski është pesimist dhe pret që 100 ditët e ardhshme të qeverisë teknike të  jenë edhe më të këqija se ato që kanë qenë deri më tani. Sipas tij kryeministri teknik Talat Xhaferi do ti vazhdojë politikat e këqija.

HRISTIJAN MICKOSKI

“Ky është njeriu që nga fillimi deri në fund si kryetar i Kuvendit të Maqedonisë bëri shumë lëvizje antikushtetuese dhe të kundërligjshme. Pres që politikat e këqija të vazhdojnë. Edhe pse dikur mund të kemi qenë unanim se nuk do të bëhet më keq se kaq, mendoj se është një qëndrim pesimist, duhet të jemi optimistë, por  prapë pres që në këto njëqind ditë të jetë edhe më keq”.

I pyetur se a pret që gjithçka të shkojë mirë me qeverinë teknike, Mickoski tha se nuk pret turbulenca, por sipas tij me këta njerëz, siç thotë ai,  gjithçka është e mundur.

Lidhur me koalicionin e mundshëm LSDM-BDI në të ashtuquajturën Fronti Evropian, Mickoski tha se është një koalicion kriminal, i cili në tentativë për defokusimin e vëmendjes  e cilëson veten si evropian.

HRISTIJAN MICKOSKI

Aty nuk ka asgjë evropiane , përveç se ndoshta bashkërisht bien dakord se si të varfërojnë dhe grabisin popullin dhe shtetin, ky është interesi që i bashkon ato struktura politike. Jam i sigurt se pas këtyre zgjedhjeve ai opsion do të mposhtet rëndë”.

Qeveria teknike do të zgjidhet nesër dhe ka afat 100 ditë. Kompetencat e saj janë të kufizuara. Obligim kryesor I saj janë organizimi dhe mbarëvejtja e zgjedhjeve. /SHENJA/

MARKETING



You may also like