(VIDEO) Mickoski: Osmani nuk ka kredibilitet të negociojë për identitetin tim maqedonas

by admin
Spread the love

Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristian Mickoski, I bëri thirrje kryeministrit dhe liderit të LSDM-së, Dimitar Kovaçeskit që të ballafaqohen në një debat televiziv. Mickoski e qyajti qyqar  dhe kollovar kryeministrin.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE-SË

Ai është frikacak, ai është kollovar në Qeverinë e tij, ka frikë të shkojë në zgjedhje, ka frikë të dalë në duel televiziv, kjo është matrica politike e këtyre njerëzve. Perveç faktit që edhe pak kohë do të jetë aty, nuk pres asnjë asnjë lloj kreativiteti, njëherë frikacak, gjithmonë frikacak. Le të dalim ballë për ballë publikisht para  dhe ti themi gjërat, ndërsa populli le të gjykojë”.

I pyetur se si e komenton deklaratën e Bujar Osmanit se pas ndryshimeve kushtetuese Bullgaria nuk do të na bllokojë më, Mickoski tha se Osmani nuk ka kredibilitet të negociojë për identitetin e tij maqedonas.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE-SË

“Që ta komentoj Bujar Osmanin duhet që ai të ketë kredibilitet. Bujar Osmani nuk ka kredibilitet të negociojë për identitetin tim maqedonas dhe të më thotë se çka mendon dhe si mendon Bullgaria. Për shkak se shumë shpesh në të kaluarën me veprimet e tij se si ministër i Jashtëm i Maqedonisë ku bashkësi shumicë është populli maqedonas në vend se të tregojë respekt bazë, ai këtë e ka huqur dhe jo vetëm që nuk e ka dëshmuar por e ka shkelur”.

Mickoski i tha Osmanit që të këshillojë ministrin e ri të jashtëm bullgar të marrë shembull nga kolegu i tij dhe të vijë te monumenti i 12 të pushkatuarve nga Vatasha në vitin 1943 dhe të kërkojë falje për atë se çfarë ka bërë pushtuesi fashist bullgar në Luftën e Dytë Botërore.  Atëherë mund të ulemi dhe të mendojmë për çfarëdo falje, theksoi Mickoski, duke sqaruar se një ministër gjerman e kishte bërë një gjë të tillë duke kërkuar falje për atë që po bënin fashistët gjermanë në Poloni.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like