(VIDEO) Mickoski: Nuk ndryshon numri 4 4 i deputetëve anti “diktatit bullgar”

by admin
Spread the love

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski edhe sot është shprehur i prerë, sa i përket votimit të ndryshimeve kushtete nga deputetet e partisë së tij. Mickoski tha se ju beson shumë  44 deputetëve së bashku me  koalicionin dhe siç tha ai, ata janë garantuesi që ndryshime të tilla kushtetuese nuk do të kalojnë. Kjo vjen pas pyetjes së gazetarëve për të komentuar deklaratën  e deputetit Enez Ibrahim, i cili ditë më parë tha se nuk do të votojë ndryshimet kushtetuese.

HRISTIAN MICKOSKI,KRYETAR I VMRO-DPMNE

“Besoj shumë dhe për mua është më rëndësi ata 44 deputetët të cilët vijnë nga koalicioni VMRO-DPMNE dhe e di se ata sigurt nuk do të votojnë në këto rrethana dhe nuk do të pranojnë diktat bullgar. Ndërsa ne si qeveri e ardhshme jemi të gatshëm të ulemi dhe të bisedojmë të shohim si mundet së bashku të ndryshojmë ato rrethana të cilat sot janë në tryezë”

Hristian Mickoski thot se nëse ata do të kishin një shumicë prej dy të tretash deri më tani në më shumë se një vit të kaluar, këto ndryshime kushtetuese do të ishin tashmë në tavolinë.

HRISTIAN MICKOSKI,KRYETAR I VMRO-DPMNE

“Është e qartë se ata nuk kanë dy të tretat. Tani lufta mes individëve në Qeveri nuk ka të bëjë me ndryshimet kushtetuese, lufta është se si të kalohet muaji gusht dhe si  të manipulohen qytetarët dhe opinioni sepse janë nën presion për zgjedhjet e vjeshtës. Dhe zgjedhjet në vjeshtë për disa nga ministrat e qeverisë që janë pjesë e partnerit më të vogël të koalicionit të  LSDM do të nënkuptojnë fundin e karrierës së tyre politike, por edhe për disa nga ministrat që janë pjesë e Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) do të do të thotë edhe fundi i karrierës së tyre politike, sepse besoj shumë se do të befasohen pakëndshëm nga rezultati që do të ndodhë nëse ato zgjedhje mbahen në vjeshtë”.

Procedura për ndryshime kushtetuese filloi ditëtëve  të kaluara, pasi Komisioni Parlamentar për Çështje Kushtetuese e mbështeti propozimin e Qeverisë për aderim në ndryshimin e Kushtetutës me 10 vota “pro” dhe shtatë “kundër”. Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like