(VIDEO) Mickoski: Nuk ka shans të ndryshohet kushtetuta

by admin
Spread the love

Nuk ka shans teorike që kjo të kalojë, ne i thamë jo përsëritjes së shkopit dhe karotave. Këshu deklaroi  kryetari  i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski, një ditë pas seancës së parë parlamentare për ndryshimet kushtetuese. I pari i VMRO-së thotë se që nga e premtja, është krejtësisht e qartë se nuk do të ketë ndryshime kushtetuese nën diktat bullgar dhe sipas tij,  nuk do të ketë kurrë.

HRISTIAN MICKOSKI,KRYETAR I VMRO-DPMNE

“Që nga dje, është krejtësisht e qartë se nuk do të ketë ndryshime kushtetuese nën diktat bullgar dhe nuk do të ketë kurrë. Nuk ka asnjë përkulje kur është fjala për dinjitetin e popullit dhe të Maqedonisë. Fotoja e djeshme i jep fund një brezi famëkeq politikanësh. Janë vazhdimësi e një tradite të keqe 30-vjeçare në Maqedoni, e individëve që pasurohen në kurrizin e popullit të vuajtur. Kjo është e gjithë çështja”

Mickoski mendon se marrëveshja me BE-në është e keqe dhe se është pranuar vetëm nga qeveria.

HRISTIAN MICKOSKI,KRYETAR I VMRO-DPMNE

“Këta njerëz janë gjithashtu të këqij për komunitetin ndërkombëtar. Nuk mund të realizojnë të gjitha ato që kanë premtuar dhe nuk munden sepse qëllimi nuk ishte e ardhmja e qytetarëve. Osmani u kujdes për Shqipërinë, ndërsa  Kovaçevski dhe Pendarovski dukej se qëndruan në kulltukun  e tyre. Nuk ka asnjë çmim nën të cilin unë do të pajtohem për një diktat bullgar”.

Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickoski konsideron se propozimi që vjen nga qytetarët është propozim maqedonas, e jo ky, dhe sipas tij, propozimin maqedonas e bëjnë qytetarët.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like