(VIDEO) Mickoski kërkon takim liderësh për të diskutuar për zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale

by admin
Spread the love

Deshi apo jo Kovaçevski, do të ketë zgjedhje. Deri më tani, në këto 3 dekada, nuk ka ndodhur që të mos ketë takim liderësh në të cilën do të dakordohen datat për ato zgjedhje. Nuk ka ndodhur që të mos ketë bisedime në të cilat do të përcaktohet Kodi Zgjedhor sepse ka rekomandime teknike nga OSBE që duhet të zbatohen. Nuk ndodhi 6 muaj para zgjedhjeve që t’i dërgohej ftesë misionit monitorues të OSBE, të caktohej një datë për një Qeveri teknike. Këto janë gjëra që Kovaçevski i ka dashur apo jo, do të ndodhin pas disa muajsh, deklaroi kryetari i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski.

HRISTIJAN MICKOSKI, KRYETAR I VMRO-DPMNE-SË

“Le të vendosë ai, këtu e them edhe një herë publikisht, duhet të ulemi dhe të diskutojmë afatet dhe datat në mënyrë që të organizojmë dy procese që janë shumë të rëndësishme për Maqedoninë e Veriut, zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare dhe të shohim të gjitha sfidat e mundshme që janë lidhur me këto procese. Unë jam në dispozicion për këtë temë kur ai dëshiron që të ulem dhe të bisedoj, për çdo gjë tjetër Kovaçevski mund të mos jetë një bashkëbisedues i mirë sepse pas disfatës në zgjedhjet parlamentare, e ardhmja e tij brenda partisë LSDM nuk është e sigurtë”.

Mickoski tha se është logjike të bëhen zgjedhje të dyfishta për të ulur koston sepse një proces zgjedhor është nga 7 deri në 10 milionë euro shpenzime.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING



You may also like