(VIDEO) Mickoski: Do ta braktisim KSHZ-në nëse opozitës nuk u jepet anëtari i merituar

by admin
Spread the love

Nëse opozitës shqiptare nuk i jepet anëtari në Komisionin Shtetëror Zgjedhor, VMRO-DPMNE do të shqyrtojë tërheqjen e përfaqësuesve të vet nga KSHZ. Kështu ka deklaruar lideri i partisë opozitare maqedonase, Hristijan Mickoski, i cili tha se që në fillim “po shihet që dikush po tenton që të ketë proces zgjedhor të paligjshëm.

HRISTIJAN MICKOSKI,KRYETAR I VMRO-DPMNE

“Më duhet ta pranoj, nëse vazhdojnë të sillen kështu, ende po konsultohem me bashkëpunëtorët, por mendoj që nuk ka çka kërkon as VMRO-DPMNE në punën e KSHZ-së. Atëherë le të realizojnë zgjedhje BDI, Ali Ahmeti, Zeçeviq, Mariçiq, Kovaçevski, Spasovski, dhe të shohim në çfarë do të ngjajnë ata zgjedhje”.

Ndërkaq, i pyetur se partija e tij a do marrë pjesë në qeverinë teknike, Mickoski tha se është e nevojshme pjesëmarrja e VMRO-DPMNE-së në qeverinë teknike me persona që do t’i mbrojnë zgjedhjet nga keqpërdorimi  i pushtetit.

HRISTIJAN MICKOSKI,KRYETAR I VMRO-DPMNE

“Epo, po, në periudhën në vijim do të kemi takime brenda komitetit ekzekutiv dhe qendror të partisë, ky është qëndrimi im, do të shohim tani si do të zhvillohen më tutje, cili do të jetë qëndrimi i Komitetit Qendror. Vlerësoj se  pjesëmarrja është e nevojshme e VMRO-DPMNE-së në qeverinë teknike, pasi ne më parë kemi ofruar ndërhyrje ligjore për fshirjen e këtij implanti, që sipas mendimit tonë, por edhe sipas shumë ekspertëve  jurudik , është kundër kushtetutës”.

Mickoski ka komentuar edhe deklaratën e Ministres së Punëve të Jashtme bullgare, Maria Gabriel, e cila deklaroi se votimet e  ndryshimeve kushtetuese nuk jan te vetmja pengesë për Maqedoninë e Veriut. Sipas Mickoskit, ajo e ka thënë të vërtetën, ndërsa e njejta i ka përgënjështruar zyrtarët shtetërorë në vend, të cilët sipas Mickoskit,i gënjejnë qytetarët.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like