(VIDEO) Më 14 dhjetor do të mbahet gjykimi i parë në sallën digjitale në Idrizovë

by admin
Spread the love




Është vënë në funksion salla e re digjitale e gjyqit në institucionin korrektues të Idrizovës, i cili është financuar nga Bashkimi Evropian në vlerë prej 1.3 milionë eurosh. Objekti ka një sipërfaqe prej 1.089 m2 me një kapacitet për 120 persona. Ministri i Drejtësisë, Nikolla Tupançevski, gjatë promovimit të objektit, tha se seanca e parë gjyqësore në sallën digjitale do të mbahet më 14 dhjеtor të këtij viti.

Sinkron: Nikolla Tupançevski, ministër i Dreјtësisë

“Përdorimi i kësaj seanca do të ketë impakt serioz për uljen e harxhimeve për proceset gjyqësore, për sigurinë dhe transportin, të cilat do të reduktohen ndjeshëm. Do të sigurohet mbrojte më e madhe e sigurisë së qytetarëve të kryeqytetit dhe nuk do të ketë bllokime të komunikacionit. Ndërsa më 14 dhejtor do të mbahet gjykimi i parë në sallën më të madhe digjitale në Idrizovë”

Salla e re gjyqësore-digjitale, ndër të tjera përfshin dhoma për të akuzuarit, zyra të veçanta për gjyqtarët dhe prokurorët publikë, dhoma për avokatët. Objekti ka hyrje të veçanta për personat e dënuar, për zyrtarët dhe një vend të veçëntë për gazetarët.

Ndihma e BE-së në hapjen e sallës së re të gjyqit në Idrizovë është pjesë e një përpjekjeje më të madhe për të reformuar drejtësin penale dhe sistemin ndëshkues të vendit. Qëllimi është që të ndihmohen institucionet që të bëjnë shtypje me efektive të krimit, duke respektuar të drejtat themelore të njerëzve.

Linda Ebibi /SHENJA/


You may also like