(VIDEO) Marsh protestues për 14 jetët e humbura në spitalin modular të Tetovës

by admin
Spread the love

Në këtë mënyrë familjarët e viktimave në spitalin modular të Tetovës, shprehën mllefin e tyre, ndaj institucioneve për mos ndëshkueshmërinë e personave përgjegjës për këtë fatkeqësi.

Ata edhe një herë kërkuan shkarkim të kryeprokurorit Lubomir Joveski dhe prokurorëve tjerë të përfshirë në këtë rast, rigjykim të rastit dhe akuzë për udhëheqësit e Ministrisë së Shëndetësisë dhe kompanisë “Brako”. Në të kundërt, paralajmëron se do t’i ashpërsojnë protestat.

Ibin Imshiu, familjar

“Ne si familjarë kërkojmë, shkarkim të kryeprokurorit Ljubomir Joveskit, bashkë me prokuroret tjerë Besir Aliu, Hanefi Ameti, Zorica Pavloviq dhe Dejan Petreski, të involvuar në fshehjen e krimit. Hapje të procedurës gjyqësore për shkaqet e zjarrit, ku në bankën e të akuzuarëve do të ulen udhëheqësit e Ministrisë së Shëndetësisë, si porositës dhe kompania Brako si fituese e tenderit. Rigjykim dhe rishqyrtim i vendimeve nga gjykimi paraprak në gjykatën e Tetovës”.

Ata thonë se besimi në gjyqësor është zero dhe se nuk e dijnë se cila onkologji mund ta shëroj kancerin e pandëshkueshmërisë që e ka kapluar vendin.

Ibin Imshiu, familjar

“Kultura e pandëshkueshmërisë ka metastazuar në të gjitha nivelet e sistemit dhe nuk e dimë cila onkologji mund ta shëroj kancerin qe ka kapluar gjithë Maqedoninë”.

Protesta nisi nga sheshi “Skëndërbeu” dhe përfundoi para Prokurorisë Themelore Publike.

Emine Ismaili /SHENJA/

You may also like