(VIDEO) Maqedonia e Veriut e dyta në Europë për ndotje, Tetova dhe Strumica qytetet më të ndotura

by admin
Spread the love

Organizata zvicerane IQAir ka zbuluar  shifra shqetësuese sa i përket ndotjes së ajrit në Maqedoni e Veriut. Sipas të dhënave, Maqedonia është vendi i dytë më i ndotur në Evropë mesatarisht, ndërsa e para është Bosnja e Hercegovina. Organzita sqaronë se Shkupi është  renditur  i 30-ti ndër kryeqytetet më të ndotura në botë, ndërsa në Evropë, Strumica në vendin e 12-të dhe Tetova në vendin e 14-të janë ndër qytetet më të ndotura. Ndryshe, ndotja e ajrit është kërcënimi më i madh mjedisor për shëndetin e njeriut, duke shkaktuar një në çdo nëntë vdekje në mbarë botën.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ndotja e ajrit është përgjegjëse për rreth 7 milionë vdekje të parakohshme në botë çdo vit. Ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit PM2.5 përkeqëson shumë kushte shëndetësore, duke përfshirë, por pa u kufizuar, në astmën, kancerin, goditjen në tru dhe sëmundjet e mushkërive.

Ndërkaq, ndotja e ajrit në vendin tonë është më e theksuar në ditët e dimrit, ku ka edhe mjegulla të dendura, dhe për tu mborjtur nga ajri i ndotur, aturitetet ndërrmarrin disa masa, sikurse qarkullimi i autobuseve urban pa pagesë, lirim nga puna e grave shtatëzëna dhe mbajta e maskave.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING



You may also like