VIDEO/ Magji nga Mërgim VOJVODA, një gol për kornizë nga kosovari – Shqip

by admin
Spread the love

Mërgim Vojvoda ka shënuar një supergol në miqësoren e zhvilluar pasditen e sotme mes Monzas dhe Torinos e cila u fitua 1-4 nga ekipi i shqiptarëve. Në fushë nga minuta e parë e nisi kosovari Vojvoda ndërsa në pjesën e dytë u fut edhe portieri i Kombëtares Shqiptare, Etrit Berisha, që mund të ketë luajtur minutat e fundit me torinezët.

Në minutën e 37’, Vojvoda do të shënonte një supergol me harkim që do të bënte portierin kundërshtar spektator të spektaklit të tij. Këtë sezon në Serie A, Vojvoda ka luajtur 9 ndeshje duke dhuruar tre asiste dhe më 4 janar do të përballet me Hellas Veronan për ndeshjen e parë pas pauzës së Botërorit.

Përmbledhja e ndeshjes:

You may also like