VIDEO/ Luton turpëron Brajtonin, Aston Vila e pëson nga Njukastëll. Ja të gjitha rezultatet në Premier Ligë

by admin
Spread the love

U luajtën mbrëmjen e sotme pesë duelet e vlefshme për javën e 22-të të Premier Ligës angleze.  

“Topçinjtë” e Arsenalit arritën të fitonin në transfertë ndaj Notingham Forest, teksa në sfidat e tjera nuk munguan surprizat. Luton turpëroi me rezultatin 4-0, Brajtonin e De Zerbit.  

Vendasit arritën të shënonin 2 gola në harkun kohor të dy minutave, duke shtangur Brajtonin, që iu nënshtrua plotësisht Lutonin. 

Disfatë surprizuese ishte dhe ajo në shtëpi e Aston Vilës ndaj Njukastëll me rezultatin 1-3. 


Ndërkohë Kristal Palas, arriti të arkivonte 3 pikë të arta ndaj Shefild Junajtid në shtëpi. I vetmi duel që përfundoi në barazim këtë mbrëmje ishte ai mes Fulham dhe Everon që u mbyll me rrjeta të paprekura.  

rezultatet

PANORAMASPORT.AL

You may also like