(VIDEO) LSDM: Ministri i MPB-së nga VMRO-ja nuk po mund ta zgjidhë çështjen e dokumenteve

by admin
Spread the love

LSDM ka kërkuar nga VMRO-DPMNE që t’u kërkojë falje qytetarëve, pasi siç thonë ata i kanë gënjyer dhe lajthitur se për një orë do të zgjidhin çështjen e letërnjoftimeve, pasaportave dhe dokumenteve tjera personale. Ata gjithashtu kanë akuzuar edhe ministrin e Punëve të Brendshme në Qeverinë teknike nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Pançe Toshkovski, i cili ditë më parë ka pranuar se nuk do të zgjidhet ky problem.

LSDM

“Si kanë hyrë në Qeverinë teknike, asgjë nuk vlen, nuk ka asgjë nga njoftimet e VMRO-DPMNE-së”

LSDM shton se Ministria e Punëve të Brendshme е udhëhequr nga Spasovski po punonte me kapacitet të plotë mirëpo ky problem nuk u zgjidh. Prandaj, siç thonë nga LSDM, tash në VMRO kanë rreshtuar arsyetime se “nuk mund të bëjnë mrekulli” për shkak të pengesës që kanë hasur nga ana e Greqisë.

Para disa ditësh, ministri aktual Toshkovski ka pasur takim me ambasadoren e Greqisë në Shkup, Sofia Filipidou,  ku ka prezantuar problemin me mungesën e formularëve për pasaporta dhe ka propozuar masa për zgjidhjen e tij. Mirëpo në takim, ambasadorja kishte qenë e qartë për afatin ku kishte thënë se marrveshja ka hyrë në fuqi më 12 shkurt 2019 dhe skadon pesë vjet më pas, më 12 shkurt 2024.

Përndryshe VMRO-DPMNE, para se të marrin postin e ministrit të Brendshëm, kishte reaguar në lidhje me nxjerrjen e dokumenteve të reja. Nga kjo parti kanë thënë se në vend të rendit, Spasovski prodhonte rrëmujë dhe në vend që qytetarët t’i marrin dokumentet me kohë, ai i lë të keqtrajtohen.

/SHENJA/

MARKETING



You may also like