(VIDEO) LSDM: Mickoski aplikon praktikat e “regjimit kriminal” të Gruevskit

by admin
Spread the love




LSDM përmes reagimeve është rreshtuar në anën e Danella Arsovskës, kryetares së Qytetit të Shkupit, e cila tashmë i ka prishur raportet me partinë që e mbështeti në zgjedhjet lokale, VMRO-DPMNE-në. Sipas LSDM-së, vetë Arsovska, kandidatja e Mickoskit ka vërtetuar se VMRO-DPMNE nuk e ka lëvizur asnjë milimetër nga praktikat e “regjimit kriminal” të Gruevskit.

LSDM

“Kryetarja e Qytetit të Shkupit Danella Arsovska, në deklarata publike ka thënë se Hristijan Mickoski ka pasur detaje që nuk është dashur t’i ketë nga tenderi i dyshimtë prej 136 milion eurosh. Me këto vërtetime, Arsovska ka implikuar përfshirje të drejtëpërdrejtë të Mickoskit në tenderin e dyshimtë”.

Prandaj, shtojnë nga LSDM, është e rëndësishme që institucionet ta zbardhin këtë rast, t’i hetojnë të gjitha aspektet dhe përgjegjësitë, për t’u përballur me sanksione adekuate. Mickoski thonë ata më tej, është i njejtë si mentori dhe paraardhësi i tij Nikolla Gruevski.  Sipas tyre, për kreun aktual të VMRO-së janë të rëndësishme vetëm interesat personale dhe biznesi i një grupi të caktuar njerëzish.

Tashmë edhe publikisht lideri i VMRO-s Hristijan Mickoski dhe kryetarja Danella Arsovska kanë deklaruar se janë të zhgënjyer nga njëri-tjetri. Pothuajse të gjithë anëtarët e VMRO-së, të emëruar nëpër pozita udhëheqëse në kuadër të Qytetit të Shkupit, janë dorëhequr nga funksionet.

Emine Ismaili /SHENJA/

 


You may also like