(VIDEO) Lëshohet në përdorim poliklinika në Saraj

by admin
Spread the love

Në Saraj të Shkupit sot u bë hapja  e  poliklinikës  së  re. Poliklinika rajonale në Saraj prej 1.600 m2 do të përfshijë shërbime si ambulantë ditore për mjekësi familjare, stomatologji, pediatri, laboratori, dhomë rengeni dhe farmaci. Ajo  do t’u shërbejë mbi 45 mijë banorëve nga ky rajon i qytetit. Kryeminsitri i vendit, Dimitar Kovaçevski, tha se herë të parë, pas 50 vitesh, banorëve të kësaj pjese të Shkupit do t’u sigurohet kujdes parësor shëndetësor.

DIMITAR KOVAÇEVSKI,KRYEMINSITËR I MAQEDONISË SË VERIUT

“Me hapjen e Poliklinikës ‘Saraj’, investim me vlerë afër 1.3 milionë eurove mjete buxhetore, sigurojmë kushte moderne për trajtim dhe kujdes shëndetësor cilësor. Investimi në shëndetësi kthehet me cilësi më të lartë të shërbimeve, profesionistë të motivuar shëndetësor dhe më e rëndësishmja, qytetarë të kënaqur. Nevojat e qytetarëve janë gjithmonë të parat për ne”.

Ndërkaq, Zv kryeminsitri Artan Grubi tha se kjo ngjarje është paralajmërim i gjërave të bukura që mund të bëhen, siç është Fronti Europian.

ARTAN GRUBI,ZV KRYEMINSTËR I PARË

“Jam këtu për të uruar qytetarët e komunës së Sarajit, që të gjithë, nga i pari deri tek i fundit, për plotësimin e një premtimi të dhënë në fushatën e kryetarit të komunës së Sarajit, dhe tashmë një pasqyre kaq të bukur që po krijohet këtu bashkërisht, duke qenë përfaqësues të tre partive politike participente në Qeveri, bashkërisht po e bëjmë hapjen e këtij objekti kaq të rëndësishëm për komunën tuaj, është një sihariq apo një paralajmërim shumë i bukur i gjërave të cilat ne bashkërisht mund t’i bëjmë, siç është Fronti Europian dhe realizimi i pritshmërive të qytetarëve”

“Është një nder i madh, që mëngjesin e sotëm, bashkërisht të promovojmë hapjen e Poliklinikës së re të Sarajit. Dua të theksoj se ky është një sukses i përbashkët për të cilin duhet të krenohemi.Bëhet fjalë për një investim prej 79 milionë denarë, i siguruar nga Ministria e Shëndetësisë”. Kështu u shpreh minsitri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti.

FATMIR MEXHITI,MINISTËR I SHËNDETËSISË

“Poliklinika në Saraj do të ofrojë kujdes shëndetësor për qytetarët e mbi njëzet vendbanimeve, përfshirë Bojanë, Matkën, Kopanicën, Çajlanin, Bukoviqin, Kondovën, Lubinin, Radushën, Shishevë, Svilaren e Poshtme dhe Svilaren e Sipërme , Gërçec, Krushopek, Laskarcë e të tjera. Deri më tani, pacientët nga kjo komunë i përdornin shërbimet shëndetësore në poliklinikën më të afërt të Gjorçe Petrovit. Poliklinika e re do të jetë pjesë e Shtëpisë së Shëndetit Shkup dhe në këtë mënyrë do të kontribuojë në kujdesin shëndetësor edhe më efektiv të popullatës në fushën e kujdesit parësor shëndetësor”.

Për një funksionim të suksesshëm të poliklinikës,  Mexhiti sqaroi se është siguruar staf mjekësor profesional, për të cilin në dhjetor të vitit të kaluar është realizuar edhe punësimi i 26 punonjësve shëndetësorë nga profile të ndryshme si: mjekë të mjekësisë së përgjithshme, infermierë, laborantë dhe staf tjetër të dedikuar për Poliklinikën e Sarajit.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING



You may also like