(VIDEO) LEN për autostradën Shkup-Bllacë: 4 vjet për 2 kilometra, janë harxhuar 30 milionë euro, autostrada askund!

by admin
Spread the love

Aktivistë të rinj nga Lidhja Evropiane për Ndryshim, me pankarta në duar, ku shkruhej “Boll Mo”, “2km=30 milion euro”, “Marre 2 km për 4 vjet, kanë ironizuar qeveritarët të cilët ishin disa metra më të për të përuaruar rikostruimin e magjistrales. Fari Hiseni nga LEN duke  parashtruar  disa pyetje publike për funskionarët shtetërorë, tha se për dy kilometrat e para të autostradës janë harxhuar 30 milion euro dhe kanë kaluar 4 vjet, ndërsa rruga nuk është ndërtuar.

FARI HISENI, LIDHJA EVROPIANE PËR NDRYSHIM

“Pyesim, sa vite nevojitet që do të ndërtohet apo të përfundohet ndonjëherë kjo rrugë. Sa euro do të ndahen prej buxhetit, sa do të keqpërdoren dhe sa do të vjedhen nga ana jush. Duke pasur parasysh këtë dinamik të kësaj qeverie të dështuar dhe të korruptuar, ku 2 km punohet 4 vjet dhe nuk përfundojnë, pikëpyetje është se fëmijet tanë a do të mbërrin ta gëzojnë përfundimin e tërësishëm të kësaj rruge”.

Nga LEN gjithashtu pyesin publikishtë se përse kjo rrugë është zvarritur kaq shumë. Sipas tyre, kjo bëhet me të vetmin qëllim, pasi siç tha Hiseni, kjo është dëshirë  e BDI-së, që në çdo cikël zgjedhorë ta promovojnë këtë rrugë. Fari Hiseni shtoi  se kjo rrugë do të përfundojë, por jo me këtë qeveri.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING



You may also like