(VIDEO) LEN: BDI thotë se është kundër kazinove, por me ligj i çon kazinot në çdo shtëpi dhe telefon

by admin
Spread the love

BDI në opinion shitet se është kundër kazinove, por me ligj mundësoi që në formë online, kazinotë të hyjnë në çdo shtëpi e në telefonin e çdo qytetari, akuzoi sot opozita shqiptare.  Përfaqësuesi i Lidhjes Europiane Për Ndryshim, Fatmir Sabriu, ka deklaruar  se shkak i lojrave të fatit që janë të shumtë në numër është BDI. Ai u shpreh me fjalët se armiku kryesor i qytetarëve e veçanërisht i shqiptarëve është politika dyftyrëshe e Artan Grubit dhe BDI-së së Ali Ahmeti.

FATMIR SABRIU, PËRFAQËSUSES I LIDHJES EUROPIANE PËR NDRYSHIM 

“Tani, BDI, nuk vepron vetëm nga një institucion siç është Llotaria Shtetërore, por me dy institucione, siç është edhe Novo VLT, ku udhëheqës janë Omer Bunjaku, Përparim Bajrami, Artin Spahiu, të tre kurbanët e Artan Grubit. Nga këto dy institucione ata po bëjnë kërdinë dhe korrupsione, skandale dhe shkatrrimin e shqiptarëve.”

Ai shtoi se për katër vite qeverisje, Artan Grubi ka shpenzuar 25 milionë euro për aparate të kazinove, ndërkaq në vendbanimet e shqiptarëve institucione të arsimit, nuk po promovohen libra e shumë gjëra tjera mirëpo në vend të kësaj po shtohen llotot, kazinot dhe kumaret.

Sipas LEN-it kjo është partia e Ali Ahmetit dhe Artan Grubit që flasin për vepra kombëtare e me këtë po shkatrrojnë shoqërinë shqiptare.

 

BDI në opinion shitet se është kundër kazinove, por me ligj mundësoi që në formë online, kazinotë të hyjnë në çdo shtëpi e në telefonin e çdo qytetari, akuzoi sot opozita shqiptare.  Përfaqësuesi i Lidhjes Europiane Për Ndryshim, Fatmir Sabriu, ka deklaruar  se shkak i lojrave të fatit që janë të shumtë në numër është BDI. Ai u shpreh me fjalët se armiku kryesor i qytetarëve e veçanërisht i shqiptarëve është politika dyftyrëshe e Artan Grubit dhe BDI-së së Ali Ahmeti.

FATMIR SABRIU, PËRFAQËSUSES I LIDHJES EUROPIANE PËR NDRYSHIM 

“Tani, BDI, nuk vepron vetëm nga një institucion siç është Llotaria Shtetërore, por me dy institucione, siç është edhe Novo VLT, ku udhëheqës janë Omer Bunjaku, Përparim Bajrami, Artin Spahiu, të tre kurbanët e Artan Grubit. Nga këto dy institucione ata po bëjnë kërdinë dhe korrupsione, skandale dhe shkatrrimin e shqiptarëve.”

Ai shtoi se për katër vite qeverisje, Artan Grubi ka shpenzuar 25 milionë euro për aparate të kazinove, ndërkaq në vendbanimet e shqiptarëve institucione të arsimit, nuk po promovohen libra e shumë gjëra tjera mirëpo në vend të kësaj po shtohen llotot, kazinot dhe kumaret.

Sipas LEN-it kjo është partia e Ali Ahmetit dhe Artan Grubit që flasin për vepra kombëtare e me këtë po shkatrrojnë shoqërinë shqiptare./SHENJA/

MARKETING



You may also like