VIDEO/ Lecce zhgënjen në Torino, “Demat” mundin pastër skuadrën e Ylber Ramadanit

by admin
Spread the love

“Demat” e Torino kanë bindur me rezultatin 2-0 ndaj “Puljezëve” të Lecce, mbërmjen e kësaj të premteje, teksa kanë arritut triufmin në takimin e javës së 25-të të kampionatit italian të futbollit, Serie A, të cilin miqtë e mbyllën me dhjetë lojtarë.

Ishin vendasit ata që diktuan ritmin e kësaj ndeshje, megjithatë goli i parë erdhi në fraksionin e dytë, më saktë në minutën e 50’, kur Bellanova gjeti rrugën drejt rrjetës pas asistit të dhuruar nga Ilic. Si të mos mjaftonte disavantazhi, në minutën e 70’-të Lecce mbeti me dhjetë lojtarë, pasi Pongracic u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë.

Vendasit e shfrytëzuan më së miri superioritetin numerik, pasi në minutën e 81’-të i asistuar nga mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Mërgim Vojvoda, Zapata gjeti rrugën drejt rrjetës dhe shënoi golin e dytë të Torino.

Në fund ndeshja u mbyll me rezultatin 2-0 me Torinon që rikthehet te fitorja dhe pas javës së 25-të renditet në vend të nëntë me 36 pikë. Ndërsa Lecce nga ana tjetër vazhdon të vuajë dhe momentalisht renditet në vend të 13-të me 24 pikë. /i.m /abcnews.al

SHIKONI GOLIN:

You may also like