(VIDEO) Kyçyk: Interes strategjik i Bullgarisë është që Maqedonia e Veriut të jetë pjesë e BE-së

by admin
Spread the love




Mendoj se është koha që seriozisht të mendojmë se si do të kthehet besimi që u humb. Kështu është shprehur eurodeputeti Ilhan Kyuchyuk në Forumin për Ballkanin Perëndimor me moton “Është koha për kthimin e besimit. Ai më tej thotë se kryesimi i Bullgarisë me Bashkimin Evropian në vitin 2018 e vendosi si prioritet të rëndësishëm integrimin e Ballkanit Perëndimor në BE. Ai shton se për liberalët, antarsimi e vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE, është prioritet.

Ilhan Kyuchyuk, eurodeputet

“Bisedimet mes Bullgarisë dh Maqedonisë së Veriut duhet të jenë miqësore. Pas 15 viteve që nga anëtarësimi i vendit tonë në BE, personalisht besoj fuqishëm se Bullgaria mund të dëshmohet si lidere rajonale me modelin e vet dhe me përvojë, të shërbejë si shembull për vendet e Ballkanit Perëndimor, për shkak se njëra ndër interesat e Bullgarisë është që edhe Maqedonia e Veriut të jetë pjesë e civilizimit – Familjes së Bashkimit Evropian. Për ne liberalët, prioritet është që të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor të jenë pjesë e BE-së”.

Ai theksoi se Ballkani Perëndimor duhet të merr pjesë aktive në debat, në mënyrë të barabartë, në procesin e marrjes së vendimeve për anëtarësim në BE.

Sipas tij, bisedimet historike janë të rëndësishme dhe se duhet të ketë prioritetet.

Emine Ismaili /SHENJA/

 


You may also like