(VIDEO) Kushtetuesja shfuqizon tre rregullore në kundërshtim me nenin 52 të kushtetutës

by admin
Spread the love

Ministria e Drejtësisë njofton se nga 20 nismat që i janë dorëzuar Gjykatës Kushtetuese për fillimin e procedurave për vlerësimin e kushtetutshmërisë së disa rregulloreve të publikuara në kundërshtim me nenin 52 të Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese ka marrë vendime për shfuqizimin e 3 rregulloreve.  Këto nisma në Kushtuese i dërgoi Ministria e Drejtësisë, pasi që Gjykata Kushtetuese në qershor pezulloi udhëzimin e ministrit të Drejtësisë, Krenar Lloga, me të cilin ishte futur në certifikata grafa e përkatësinë etnike.

Tash, nga Ministria e Drejtësisë kanë dhënë detaje për vendimin për shfuqizimin  3 rregullore dhe ka hapjen e  procedurës për 8 rregullore tjera.

MINISTRIA E DREJTËSISË

“Gjykata Kushtetuese ka marrë vendime për shfuqizimin e 3 rregulloreve për të cilat nga ana e gjykatës “është vlerësuar se me publikimin e së njëjtës, pa mëdyshje rezulton se është tejkaluar afati kushtetues për publikim i parashikuar në nenin 52 të Kushtetutës, përkatësisht gjykata ka vlerësuar se rregulloret e kontestuar nuk janë në përputhje me nenin 51 dhe nenin 52 të Kushtetutës”.

Në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë më tej thuhet se Gjykata Kushtetuese ka miratuar edhe vendime për hapjen e procedurës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së 8 rregulloreve për të cilat janë paraqitur iniciativa dhe në të cilat gjykata ka gjykuar se “është tejkaluar afati i përcaktuar me Kushtetutë prej shtatë ditësh për publikim në Gazetën Zyrtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut, për çka nga kjo ministri theksojnë se  shtrohet çështja e kushtetutshmërisë së këtyre rregulloreve, përkatësisht përputhshmërisë së tyre me nenin 52 të Kushtetutës.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING



You may also like