(VIDEO) Kujdes nga lojërat shpërblyese, mund t’ua keqpërdorin të dhënat personale

by admin
Spread the love

Në internet po shpërndahen loja shpërblyese të rrejshme, qytetarët të jenë jashtëzakonisht të kujdesshëm me kë po i ndajnë të dhënat personale. Ky është apeli i Ministrisisë së Punëve të Brendshme, për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut. Nga atje sqarojnë se MPB, në periudhën e kaluar ka konstatuar  dukuri të mëdha të denoncimeve për loja shpërblyese të rrejshme në internet, përmes shfrytëzimit të rrjeteve sociale, posaçërisht përmes rrjetit social Facebook, përmes hapjes së profileve të rrejshme të emëruar sipas ndonjë kompanie të njohur nga vendi me eksperiencë shumëvjeçare, pasi  siç thonë ata, kjo bëhet me të vetmin qëllim,  që në mënyrë të paautorizuar të mbledhin të dhëna personale nga qytetarët.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

“Gjatë hapjes të profileve të rrejshme shfrytëzohet logoja dhe brendi i kompanisë, me publikimin se për shkak të ndonjë rasti të caktuar organizohet lojë shpërblyese me dhurata të ndryshme për fituesit me fat. Nga qytetarët që marrin pjesë në këto lojëra të fatit kërkohet të kryejnë një like në faqen dhe në publikimin konkret në koment të shënojnë marr pjesë, si dhe të kryejnë ndarje të saj, me qëllim që sa më shumë të shpërndahet loja e rrejshme shpërblyese”.

Nisur nga kjo, nga Ministria e Punëve të Brendshme theksojnë se në interes dhe në mbrojtje të qytetarëve, në mbrojtje të të dhënave të tyre personale dhe keqpërdorimeve dhe pasojave të mundshme të cilat mund të dalin, ata drejtojnë  apel deri te opinioni për kujdes të veçantë gjatë ndarjes së të dhënave personale me persona tjerë, posaçërisht përmes internetit.

MINISTRIA E PUNËVE TË BRENDSHME

“Pastaj, nga krijuesit e këtyre lojërave të rrejshme të fatit u dërgohet porosi qytetarëve se janë fitues të lojës shpërblyese, kurse për marrjen e saj është e nevojshme të japin të dhënat e tyre personale, të dërgojnë fotografi nga letërnjoftimi i tyre (nga të dy anët), si dhe fotografi të poseduesit të letërnjoftimit”.

Ndërkaq,  ata gjithashtu  apelojnë te qytetarët me kujdes të veçantë të veprojnë me të dhënat e tyre, të mos i ndajnë të dhënat me persona të panjohur, si dhe me persona të cilëve nuk mund t’u vërtetohet identiteti i vërtetë.

Samir Mustafa /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like