Video/ Kuajt ‘e arratisur’ të policisë shkaktojnë kaos në autostradën e SHBA (fotot)

by admin
Spread the love

Shoferët në këtë autostradë të Ohio në SHBA u gjetën përballë një pengese të pazakontë trafiku teksa dy kuaj ishin arratisur nga stallat e policisë lokale dhe kishin dalë për të kalëruar në drejtim të kundërt të trafikut.

Policia dhe zyrat e transportit në Ohio shkruanin se dy kuajt ishin arratisur papritur nga stallat e policisë dhe dolën lirshëm në autostradë, por fatmirësisht ishin kthyer në vendet e tyre pa shkaktuar përplasje apo incidente.

Në videon e pasdites së të shtunës shihen kafshët madhështore që valëzojnë mes trafikut duke e ngadalësuar atë dhe më pas duke bërë makinat të ndalonin, në kalimin Interstate 90 në qendër të Cleveland.

Kamerat ndjekin kafshët që ndiqen nga mjetet e policisë me drita rreziku të ndezura, para se ato të kalojnë në një pjesë me bar në anë të rrugës dhe të zhduken nga pamja.

Rreshteri policisë së Cleveland, Wilfredo Diaz tha se kuajt ishin pjesë e divizionit të kalëruesve të departamentit, por ishin larguar gjatë një ushtrimi rutinë kujdesi dhe stërvitjeje.

“Oficerët i rekuperuan shpejt kuajt pa shkaktuar incidente”, tha Diaz.

Video e kuajve të lirë në rrugë shkaktoi zbavitje në rrjet teksa dhe vetë departamenti i bashkohej shakave duke shkruar: “Disa kuaj-fuqi këtu në autostradën I-90 në qendër të Cleveland sot, por pa zarar”.