(VIDEO) Kryeministri paralajmëroi se forcat vendase dhe të huaja po përpiqen të ndalojnë përparimin drejt BE-së

by admin
Spread the love

Forca vendase dhe të huaja po përpiqen të ndalojnë përparimin drejt Bashkimit Evropian. Kështu deklaronë kryeministri i vendit, Dimitar Kovaçevski.

I pari i qeverisë edhe një herë theksoi se në Maqedoninë e Veriut  dhe jashtë saj ka forca me të njëjtin burim, të cilat përpiqen të ngadalësojnë përparimin e vendit drejt BE-së. Ai nuk tregoi se për kë bëhet fjalë, por tha se taktika e tyre është ta bëjnë atë përmes gënjeshtrave për identitetin maqedonas.

DIMITAR KOVAÇEVSKI,KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT

“Disa forca brenda vendit, por edhe jashtë vendit, me të njëjtin burim po tentojnë të ngadalësojnë apo ndalojnë progresin e vendit tonë dhe të ardhmen evropiane të fëmijëve tanë. E bëjnë me gënjeshtra, keqpërdorime për pikën më të ndjeshme – identitetin maqedonas. Me këtë shkaktojnë dëme të mëdha, pikërisht në përcaktimet tona identitare”.

Kryeministri Kovaçevski theksoi se falë politikave të qeverisë gjuha maqedonase është pranuar nga BE-ja. Ai Këtë e tha  në shënimin e 70 vjetorit të themelimit të Institutit të gjuhës maqedonase “Krste Misirkov” dhe 120 vjetorit të botimit të librit “Për çështjet maqedonase” të Krste Misirkovit.

DIMITAR KOVAÇEVSKI,KRYEMINISTËR I MAQEDONISË SË VERIUT

“Gjuha maqedonase ishte e kontestuar në botën politike. Këtë e dinte edhe Misirkovi, kur librin ‘Për çështjet maqedonase’ e ndau në pesë kapituj dhe në to, përveç krijimit të gjuhës moderne maqedonase, flet edhe për parakushtet politike dhe kulturore për formimin e kombit maqedonas. Vitin e kaluar, me fillimin e negociatave me BE-në, u dhamë fund formulimeve të kujdesshme politike se flasim në gjuhën e Bllazhe Koneskit, Aco Shopovit, Mateja Matevskit. Sot gjuha maqedonase është gjuhë zyrtare në BE. Marrëveshja e parë me BE-në tashmë është nënshkruar në maqedonishten  e  pastër”

Kovaçevski gjithashtu  shtoi se gjuha maqedonase është realitet shkencor, letrar dhe politik në vendin tonë  dhe në botë.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like