(VIDEO) Kryeministri bullgar: Po afrohemi me Shkupin, askush nuk mund të na ndalojë

by admin
Spread the love

Kryeministri bullgar, Kiril Petkov ka deklaruar  se askush nuk do ta ndalojë atë dhe kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevskin të avancojnë marrëdhëniet mes Sofjes dhe Shkupit. Ai përmes një postimi në profilin e tij të fejsbukut, ka shkruar se të dyja vendet në mënyrë aktive duhet të promovojnë zhvillimin e kompanive të përbashkëta, të kenë ekonomi në rrijte, pa diskriminim, dhe pa gjuhë të urrejtes. Petkov tha se këto fjalë tingëllojnë si një ëndërr, derisa të tjerët organizojnë lloj-lloj provokimesh për të parandaluar që kjo të ndodh, dhe sipas tij, të tjerët thjeshtë nuk duan stabilitetin në Ballkan.

Kiril Petkov, kryeministër i Bullgarisë

“Unë dhe Dimitari besojmë se është e mundur dhe nuk do t’i nënshtrohemi provokimeve, por do të punojmë me këmbëngulje dhe bashkë për ta arritur këtë. Dhe të gjitha palëve dashakeqe mund t’u them vetëm “nuk do të na ndaloni”

Ky reagim i kryeministrit bullgar, erdhi pasi që dy ditë më parë kryeministri i Maqedonisë së Veriut postoi një fotografi gjatë pjesëmarrjes së tij në Konferencës e sigurisë në Mynih, sëbashku me Petkovin dhe Sekretarin e Shtetit Amerikan, Anthony Blinken, ndërsa gjatë ditës së djeshme e njëjta fotografi gjendej edhe në profilin e kryeministrit bullgar, por Kovaçevski është prerë nga e njëjta.

Ky veprim i kryeministrit bullagr shkaktoi një valë reagimesh në opinion dhe u gjend në fokus të mediave maqedonase dhe bullgare.

Edhe VMRO-ja opozitare nuk e la pa reaguar në lidhje me këtë veprim, të cilët thonë se Kovaçevskin nga fotografia e “frynë” erërat e reja të miqësisë.

VMRO-DPMNE

“VMRO-DPMNE është e befasuar nga heshtja e Qeverisë së Republikës së Maqedonisë në lidhje me lëvizjen e kryeministrit të Bullgarisë fqinje, z. Kiril Petkov, i cili fotografinë nga takimi trepalësh me Sekretarin e Shtetit Amerikan, në të cilin mori pjesë edhe kryeministri Dimitar Kovaçevski, e prezantoi si dypalëshe, duke hequr nga fotografia imazhin e kryeministrit maqedonas. Nisur nga karakteri i këtij takimi të rëndësishëm për të dyja vendet, si dhe nga njoftimet e LSDM-së për erëra të reja në marrëdhëniet me Bullgarinë fqinje, një veprim i tillë i kryeministrit Petkov në raport me kryeministrin maqedonas, nuk është vetëm një akt poshtërimi i Dimitar Kovaçevskit, që nuk është problemi ynë, por zhvlerësim i drejtpërdrejtë i vendit tonë, për të cilin jemi të detyruar të reagojmë”

Ndërsa, Kovaçevski veprimit të tillë iu referua me deklaratën e shërbimit për shtyp të qeverisë bullgare se ishte një lëshim i paqëllimtë, duke theksuar se beson në vazhdimin e komunikimit të suksesshëm edhe në të ardhmen.

Linda Ebibi /SHENJA/

You may also like