(VIDEO) Kreu i VMRO-së akuzon qeveritarët për lejimin e “gjenocidit mjedisor”

by admin
Spread the love




Lideri i VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickoski përmes rrjeteve sociale ka publikuar fotografi për ndotjen nga oxhaqet e Kombinatit Xehetaro-Metalurgjik në Manastir.
Mickoski ka shkruar “REK Manastiri këto ditë. Kush do të përgjigjet penalisht për këtë EKOcid? Ai më tej ju ka drejtuar ministrit të drejtësisë Nikolla Tupançevskit.

HRISTIAN MICKOSKI-KRYETARI VMRO DPMNE

“Koleg Tupançevski të shohim në vepër se si do të funksionojë propozimi Juaj”

Por një gjë të tillë e kanë hedhur poshtë nga Elektranat e Maqedonisë së Veriut. Ata i janë përgjigjur Mickoskit në të njejtën mënyrë, të cilët kanë publikuar fotografi të Kombinatit në Manastir, që shihet puna me dy blloqe të termocentralit, për shkak të testimeve të shkurta në mbështetje të blloqeve të prodhimit. Nga Elektranat e Maqedonisë së Veriut, sigurojnë se kjo kompani punon konform të gjitha standardeve mjedisore.

ELEKTRANAT E MAQEDONISË SË VERIUT

“SHA EMV investon përpjekje maksimale në punë sipas të gjitha standardeve, në kushte të krizës energjetike dhe kur është i pashmangshëm prodhimi i energjisë elektrike me qymyr dhe mazut. Qytetarët të jenë të qetë lidhur me përkushtimin e kompanisë që t`i mirëmbajë elektranata dhe të investojë në burime të rinovueshme”.

Ndërkaq, vepra penale Ekocid duhet të vendoset me ndryshimet e Kodit Penal, për çka tashmë një kohë të gjatë po zhvillohen debate. Për Ekocid dënimi minimal do të jetë 4 vijet, pa një maksimum ligjor, që do të thotë se për vepra të rënda kundër mjedisit jetësor dhe cënimit të jetës së njerëzve, gjykatësit mund të shqiptojnë dënime maksimale me burg. Samir Mustafa /SHENJA/


You may also like