(VIDEO) Kreu i Këshillit Evropian: Ky është shansi i papërsëritshëm për Maqedoninë e Veriut

by admin
Spread the love

Mbështetje e plotë për RMV-në për iniciativën për miratimin e ndryshimeve kushtetuese pavarësisht, sfidave të shumta politike. Kështu ka shkruar kryetari i Këshillit Evropian, Sharl Mishel, në profili e tij në platformën X, pas takimit me kryeministrin Dimitar Kovaçevski. Mishel e vlerësoi lidershipin dhe vendosmërinë e Maqedonisë së Veriut që të përparojë në agjendën e reformave të BE-së dhe për të dhënë rezultate konkrete.

Mishel dhe Kovaçevski mbrëmë kanë pasur një takim dypalësh pas darkës së punës të organizuar në kuadër të Forumit Strategjik të Bledit.

Siç bënë me dije nga Qeveria e RMV-së, të dy bashkëbiseduesit kanë konkluduar se ky është një shans i papërsëritshëm për Maqedoninë e Veriut.

Qeveria

“Dy bashkëbiseduesit ranë dakord se ndryshimet kushtetuese paraqesin një shans të vetëm dhe të papërsëritshëm për përparimin dhe prosperitetin e Maqedonisë së Veriut brenda BE-së. Anëtarësimi i Maqedonisë së Veriut në BE do të ketë ndikim pozitiv në situatën e përgjithshme në Ballkanin Perëndimor, e veçanërisht në fushën e zhvillimit ekonomik të vendit dhe rajonit”.

Po ashtu, u theksua se angazhimi dhe përshpejtimi i reformave është kyç për rritjen e mbështetjes nga BE-ja në drejtim të fondeve paraaderuese për vendet e Ballkanit Perëndimor.

Emine Ismaili /SHENJA/

 

 

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like