(VIDEO) Kovaçevski takohet me nënkryetarin e Komisionit Evropian

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Kryeministri Dimitar Kovaçevski, së bashku me zëvendëskryeministrin Bojan Mariçiq dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot takuan nënkryetarin e Komisionit Evropian, Margaritis Shinas. Siç njoftojnë nga kabineti i Qeverisë,  temë e takimit ishte forcimi i kapaciteteve të vendit për tejkalimin e sfidave të migracionit të paligjshëm, por edhe procesi i skriningut që është dhe që duhet të realizohet në vijim.

QEVERIA

“Në takim u theksua se Republika e Maqedonisë së Veriut mbetet e përkushtuar në menaxhimin e të gjitha aspekteve relevante të migrimit të jashtëm. Duke marrë parasysh flukset migratore dhe ndikimin e tyre në zhvillimin demografik dhe socio-ekonomik, Republika e Maqedonisë së Veriut ka punuar pa u lodhur dhe me përkushtim për vite me radhë për të përballuar me sukses krizën e migracionit”.

Nga Qeveria gjithashtu njoftojnë se kryeministri Kovaçevski  në takim theksoi,  se së bashku me partnerët evropianë si dhe me vendet e tjera nga Ballkani Perëndimor me sukses kanë  arritur të menaxhojnë migrimin.

QEVERIA

“Që nga dhjetori 2015, në kufirin jugor është zbatuar vazhdimisht një operacion i përbashkët ndërkombëtar, në të cilin marrin pjesë policë të huaj nga 8 vende evropiane”.

Me nënshkrimin e Marrëveshjes me FRONTEX, e cila pritet të nënshkruhet në një afat kohorë sa më të shkurtër,  Qeveria infromonë se do të hapet mundësia për dislokimin e forcave të FRONTEX në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, gjë që do të kontribuonë edhe më shumë në drejtim të përballjes me sukses të migracionit të paligjshëm.

Samir Mustafa /SHENJA/

 


You may also like