(VIDEO) Kovaçevski: Nëse do të futesha në listën e zezë, do të jepja dorëheqje!

by admin
Spread the love

Kryeministri Dimitar Kovaçevski pohon se nëse do të ishte futur në listën e zezë të SHBA-së, jo vetëm që do të jepte dorëheqje, por do ta konsideronte humbjen më të madhe në karrierën personale dhe profesionale. Kjo deklaratë vjen pasi ai u pyet nëse kryetari i Komunës së Strugës, Ramiz Merko duhet të largohet nga posti i tij. Ai i bëri thirrje Komunës së Strugës që të bashkëpunojë me autoritetet që hetojnë veprimtarinë e Merkos.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

“Unë jam i vetmi që i përgjigjem kësaj pyetjeje. Ndoshta duhet të pyesni vende të tjera për mendime. Kam lexuar njoftimin e Departamentit të Shtetit. Ai konfirmon se SHBA është një partner strategjik. Vetë njoftimi përmban baza për futjen në listën e zezë të kryetarit të Komunës së Strugës, të cilat janë shumë serioze. Është e pakuptueshme se si SHBA-ja, e cila ndodhet në një distancë prej 8 mijë kilometrash nga këtu, ka informacione për atë që ka ndodhur në vendin tonë, dhe institucionet tona, nga hetimet dhe autoritetet gjyqësore, nuk e kanë atë informacion”.

Kovaçevski ka theksuar se edhe këshilltarët në Strugë duhet të mendojnë se si do të veprojnë. Edhe zëvendëskryeministri për Integrime Evropiane, Bojan Mariçiq në lidhje me futjen në listë të zezë të SHBA-së të kryetarit të komunës së Strugës ka thënë se duhet të marrim seriozisht çdo sinjal nga partneri ynë strategjik. Mariçiq thekson se institucionet tona duhet t’i marrin parasysh pohimet e Departamentit të Shtetit Amerikan.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

MARKETING

UniConverter_20230519143422.gif



You may also like