(VIDEO) Kovaçevski: Milikie Halimi u emërua drejtoreshë, pasi ka diplomë si gjithë të tjerët

by admin
Spread the love

Emërimi i ish-kryetares së Komunës së Haraçinës Melikije Halimi për drejtoreshë në aeroport shkaktoi një valë reagimesh në opinion, kryesisht për shkak të supozimeve të arsimimit joadekuat dhe avancimit të shpejtë të saj në karrierë. Kryeministri Dimitar Kovaçevski i pyetur lidhur me këtë tha se Milikie Halimi është përzgjedhur drejtoreshë e aeroportit  nga Këshilli Mbikëqyrës në bazë të kritereve të përmbushura dhe duke pasur diplomë universitare.

 DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR

“Milikije Halimi u zgjodh drejtoreshë e SHA ‘Aeroportet’ nga Këshilli Mbikëqyrës dhe në bazë të diplomës universitare që ka dorëzuar, diplomë që e kanë edhe funksionarët e tjerë”.

Halimi në vitin 2017 u bë kryetarja e parë femër e Komunës së Haraçinës, e cila pas përfundimit të mandatit të kryetares , me shkollim të mesëm mjekësor, u zgjodh  inspektore në Drejtorinë doganore, ndërsa ditë më pare ajo në rrjetet sociale publikisht falënderoi LSDM-në për besimin për të menaxhuar me  “Aeroportin”.

Nga VMRO-DPMNE opozitare akuzuan Qeverinë dhe thanë se ky është turp për qeverinë, por edhe për Maqedoninë е Veriut, sepse një person me arsim të mesëm mjekësor do të vendosë për shërbimet aeroportuale në vend.

Medina Ajeti Ali /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like