(VIDEO) Kovaçevski: Kemi marrë të gjitha masat për hetimin e “Zhan Mitrevit”

by admin
Spread the love
1a7253ebfd94147be1a9016b1f9dc492.jpeg




Opozitarja VMRO DPMNE akuzoi sot pushtetin se sistemi shëndetësor ka dështuar ose ka mbyllur sytë me qëllim për rastin “Zhan Mitrev”. Gjatë seancës parlamentare për pyetje deputetësh ndaj funksionarëve qeveritarë, deputeti i VMRO DPMNE-së Bojan Stojanovski pyeti kryeministrin Dimitar Kovaçevski për rrjedhën e hetimeve lidhur me skandalet në spitalin privat. Stojanovski thotë se institucionet shëndetësore duhet të mbikqyrin nga afër punën e spitaleve private dhe është e pamundur që askush nuk e ka ditur për kemofiltrimin dhe infektimet intraspitalore.

BOJAN STOJANOVSKI, DEPUTET I VMRO DPMNE-SË
“Në këtë rast bëhet fjalë për ngecje klasike të gjithë sistemit, ku janë të përfshira më shumë institucione. Nuk është e mundur që për një skandal të tillë, askush nga institucionet të mos e dijë”.

Por kryeministri Dimitar Kovaçevski thotë se që nga publikimi i dokumentarit hulumtues, Qeveria ka ndërmarrë të gjitha masat për zbardhjen e rastit. Ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, sipas Kovaçevskit, është duke përcjellur hetimet me kujdes dhe duke informuar Qeverinë për të gjitha të rejat.

 DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTËR
“Janë formuar të gjitha komisionet e profesionistëve që do të duhet ta shqyrtojnë rastin në detaje. Të gjitha inspektoratet marrin masa në përputhje me kompetencat e tyre ligjore. Ministri i Shëndetësisë, në përputhje me të gjitha të dhënat që merr, do të duhet të informojë qeverinë. Nëse në bazë të konstatimeve të komisioneve, inspektimeve dhe të dhënave nga institucionet e tjera të përfshira, merren informacione që aludojnë për parregullsi të caktuara, atëherë është normale që ato të përpunohen në përputhje me ligjet në vend”.

Kovaçevski njoftoi gjithashtu se po presin raportet nga Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dhe Sanitar për inspektimet intraspitalore gjatë viteve 2019-2022, si dhe nga Agjencia e Barnave për hetimet lidhur me kemofiltrimin.  /SHENJA/

 


You may also like