(VIDEO) Kovaçevski jep dorëheqje, por thotë se do të jetë sërish kryeministër

by admin
Spread the love

Dimitar Kovaçevski përfundoi mandatin e tij si kryetar i Qeverisë së RMV-së. Kryeministri Kovaçevski, dorëheqjen e tij në Kuvend, e dorëzoi paradite dhe me këtë rast u shpreh se ndjehet krenarë për punën që e ka bërë dhe thotë se njësoj duhet të ndjehen edhe të gjithë ministrat, zëvendësat dhe gjithë shërbimet e institucioneve.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYEMINISTRI I DORËHEQUR

“Vlerësoj se jemi kujdesur për të gjithë, vlerësoj se bëmë gjithëçka që duhej për t’i ruajtur vendet e punës, për ta rujatur likuiditetin e kompanive, siguruam të ardhura për kategoritë më të rrezikuara të qytetarëve, nuk lejuam rritje drastike të çmimeve, nuk lejuam restriksione të energjisë elektrike, nuk lejuam rritje enorme të çmimeve të derivateve të naftës, e ulëm inflacionin. Vlerësoj se gjithë ministrat, zëvendës ministrat dhe sherbimet në të gjitha institucionet duhet të ndjehen krenarë për atë që është bërë këtë periudhë”.

Kovaçevski u shpreh i bindur se më 9 maj, Qeverinë do ta udhëheq sërisht ai dhe kjo shumicë parlamentare.

Të premten është caktuar seanca në të cilën do të konstatohen dorëheqja e Qeverisë dhe e kryeparlamentarit. Në të njejtën ditë, do të zgjidhet kryetari i ri i Parlamentit, që do të jetë Jovan Mitreski, nga LSDM-ja. Qeveria teknike duhet të votohet të dielën, pasi përkon me numërimin e 100 ditëshit para mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare. Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING



You may also like