(VIDEO) Kovaçevski: Ekziston rreziku i dezinformatave dhe aktiviteteve hibride

by admin
Spread the love

Kryetari i LSDM-së, Dimitar Kovacevski, ka theksuar se nga aspekti institucional pret zgjedhje të rregullta dhe demokratike duke mos përjashtuar mundësinë e ndërhyrjes së jashtme për dezinformata dhe aktiviteteve hibride. Ndërkaq sa i përket organizimit të zgjedhjeve nga aspekti institucional ai deklaroi se për këtë do të kujdeset Komisioni Shetëror i Zgjedhjeve si dhe institucionet e tjera.

DIMITAR KOVACEVSKI, KRYETAR I LSDM-SË

“Sa i përket organizimit të zgjedhjeve në aspektin institucional, po, pres zgjedhje të rregullta dhe demokratike, për këtë do të kujdeset Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dhe të gjitha institucionet tjera që kanë kapacitete, tashmë të shtuara me përfaqësues të opozitës. Sipas ligjit tonë për një Qeveri teknike që t’i zbatojë zgjedhjet”.

I pyetur nga MIA që të komentojë deklaratën e zëvendëssekretarit të përgjithshëm të NATO-s se para zgjedhjeve ekziston rreziku i dezinformatave dhe aktiviteteve hibride, ai tha se kjo është e vërtet pasi që vendet e treta dëshirojnë të ndikojnë në proceset zgjedhore në Maqedoninë e Veriut.

DIMITAR KOVACEVSKI, KRYETAR I LSDM-SË

“Ajo që thonë përfaqësuesit e lartë të NATO-s, në fushën e ndërhyrjeve të huaja, përmes dezinformatave dhe aktiviteteve hibride, është e vërtetë, për një periudhë të gjatë kohore. Unë kam folur për këtë në disa dalje publike, se vendet e treta duan të ndikojnë në proceset zgjedhore në Maqedoninë e Veriut, dhe jo vetëm në Maqedoninë e Veriut, por edhe në Mal të Zi. Sepse këto janë dy vende që sapo janë bërë anëtarë të NATO-s dhe dikush mendoi se këto janë vende ku ka çështje të hapura. Dhe ne kemi ende parti politike që besojnë se duhet të kemi çështje të hapura me Bullgarinë fqinje, me Greqinë, sepse ato parti politike financohen nga vendet që duan ta kenë këtë. Disa prej tyre as që fshihen aq mjeshtërisht, sepse financimin e bëjnë përmes vendeve të treta”.

Kovacevski shtoi se se gjatë mandatit të tij si kryeministër ka nënshkruar një Memorandum Bashkpunimi me SHBA-në në fushën e luftimit të dezinformimit dhe lajmeve të rreme, me të cilën përmes kësaj do të bëjnë identifikimin e burimeve të rrejshme. Ai porositi qytetarët që të  t’i kushtojnë vëmendje burimeve se nga e marrin informacionin.

Për sa i përket fushatës, organizimit dhe programit të përgatitjeve për zgjedhjet e ardhshme, ai thotë se gjatë muajve të kaluar 18 komisionet e LSDM-së janë plotësuar me rreth 200 ekspertë të cilët nuk janë të gjithë anëtarë të partisë, por që ndajnë të njëjtat vlera dhe që po punojnë për programin e ri zgjedhor për zgjedhjet 2024-2028, një program që do të jetë shumë specifik, që do të përmbajë masa konkrete si dhe një program  për vazhdimin dhe përfundimin e procesit të integrimit evropian.

Merxhane Iseni /SHENJA/

MARKETING



You may also like