(VIDEO) Kovaçevski: E ardhmja evropiane nuk varet nga pozicionimi i “Mjekut të suksesshëm nga Gostivari”

by admin
Spread the love

Nuk mund ta kufizojmë integrimin europian të shtetit në atë se a kaloi kryetari i Aleancës për Shqiptarët Arben Taravari nga pushteti në opozitë. Ky është qëndrimi i kryetarit të LSDM-së, Dimitar Kovaçevski, i cili vlerëson se veprimet e Taravarit nuk mund të jenë aq fatale për të ardhmen e shtetit.

DIMITAR KOVAÇEVSKI, KRYETAR I LSDM-SË

“Ky është një politikan nga Gostivari, mjek i suksesshëm, i cili bën llogaritë e veta politike. Por, ardhmja e vendit nuk mund të varet nga një person apo nga një parti politike, por nga një proces shoqëror. Fronti Evropian ekziston dhe kjo shihet në veprim përmes mazhorancës në Kuvend, e cila mbrëmë me 62 vota ‘pro’ shkarkoi ministrat Fatmir Mexhiti dhe Azir Aliu”

Kovaçevski ka thënë se në vend ka parti politike që janë pro integrimit evropian të vendit.

“Mos harroni se LSDM është partia më e madhe. LSDM është në koalicion me liberalët, të gjelbërt dhe një sërë partish të tjera politike që kanë koncept ideologjik. Këto janë palët që siguruan anëtarësimin në NATO, siguruan fillimin e negociatave me BE-në. Këto janë parti politike që do të sigurojnë anëtarësimin e plotë të Maqedonisë së Veriut në BE”, shtoi Kovaçevski.

SHENJA/

>

MARKETING



You may also like