(VIDEO) Kovaçevski: Dihet se cilët ministra dhe zv/ministra ndryshohen në qeverinë teknike

by admin
Spread the love

Kryeministri Dimitar Kovaçevski deklaron në mënyrë të prerë, gjatë qeverisë teknike, është e rregulluar me ligj se cilat pozita ndryshohen. Në pyetjen se a do të ndërrohet zëvendës kryeministri, pasi edhe kryeministri do të jetë shqiptarë, Kovaçevski u përgjigj se nuk mund të bëhen improvizime kur ka definime të dizpozitave ligjore.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

“Nga VMRO-DPMNE duhet të propozojnë ministër në MPB, në Punë dhe Politikë Sociale dhe partitë e tjera politike, ashtu siç qëndron në ligj, tani flasim për ato që janë në pushtet, propozojnë zëvendësministra në Punën dhe Politikën Sociale, kurse nga VMRO-DPMNE propozojnë zëvendës ministër në Ministrinë e Financave, të Bujqësisë dhe Shoqërisë Informatike, pra këto janë gjëra që janë të rregulluara me ligj”.

I pyetur se a do t’i propozoj këto pozita VMRO-DPMNE, Kovaçevski thotë se nëse ato nuk e bëjnë këtë do të mbetet një njollë në këtë proces dhe se nuk sheh arsye që VMRO mos ta bëjë një gjë të tillë.

Dimitar Kovaçevski, kryeministër

“Ky është detyrim ligjor. Ashtu siç është detyrim ligjor 100 ditë para mbajtjes së zgjedhjeve kryetari i Qeverisë të japë dorëheqje, pra unë do ta plotësoj këtë obligim ligjor, ashtu siç e kanë bërë kryeministrat e tjerë dhe ashtu siç partitë e tjera e kanë bërë. Vlerësoj se nuk ka arsye për mos ta bërë këtë VMRO, të mos e plotësoj detyrimin e saj ligjor”.

Më tej u shpreh se kreu i BDI-së Ali Ahmeti e ka diskutuar me të propozimin për kryeministrin teknik.

BDI të premten pas mbledhjes së kryesisë së partisë, bënë me dije se kanë vendosur që kryeministër teknik nga data 28 janar deri më 8 maj, do të jetë kryeparlamentari aktual Talat Xhaferi.

Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare do të mbahen më 24 prill dhe më 8 maj.

Emine Ismaili /SHENJA/

MARKETING



You may also like