(VIDEO) Kovaçevski: Brukseli e konfirmoi qëndrimin për fillimin e bisedimeve

by admin
Spread the love




Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në kuadër të vizitës dyditore në Bruksel ka realizuar takime me zyrtarë të lartë evropian. Ai sot u takua me kryetaren e Komisionit Evropian Ursulla von der Layen. Në takim morën pjesë edhe zëvendëskryeministri  për çështje evropiane Bojan Mariçiq dhe ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani.

“Kovaçevski  theksoi  se fillimi i shpejtë i procesit të negociatave për Maqedoninë e Veriut do të jetë shtysë pozitive për dinamkën e reformave. Kryeministri e informoi  Von der Layen se me Bullgarinë kanë arritur  marrëveshje për avansimin e bashkëpunimit dypalësh përmes pesë grupeve punese”, thuhet në Komunikatën e qeverisë.

I pari i egzekutivit u takua edhe me kryetarin e Këshilit Evropian, Sharll Mishell, I cili  shprehu mirënjohje për përkushtimin e  të ardhmes evropiane të Maqedonisë së Veriut.

QEVERIA

Kryeministri Kovaçevski dhe kryetari i Këshillit Evropian ndanë qëndrim të përbashkët se qeveritë e Shkupit dhe Sofjes janë të gatshme të dyfishojnë përpjekjet e tyre për përmirësimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve dhe se institucionet evropiane po punojnë për të ndihmuar në zhbllokimin e procesit të anëtarësimit në BE për Maqedoninë e Veriut.

Nga qeveria po ashtu informojnë se në takimin e kryeministrit me kryetaren e Parlamentit Evropian, Roberta Mecola,  u konstatua se mbështetja e parlamentit Evropian është e rëndësishme për zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Në këtë takim u theksua progresi në reformat në gjyqësor dhe në sundimin e ligjit të njohur në raportin e fundit të Komisionit Evropian.

Linda Ebibi /SHENJA/


You may also like