(VIDEO) Korridori 8 pjesë e rrjetit të korridorit evropian “Ballkani perëndimor – Mesdheu lindor”

by admin
Spread the love




Korridori 8 hyn në Korridorin Evropian për Ballkanin Perëndimor – Mesdheu Lindor, si pjesë e rrjetit të korridoreve kryesore transevropiane. Vendimi i Komisionit Evropian, që këtë propozim ta vendosë në rend dite para Parlamentit Evropian dhe Këshillit të Ministrave është rezultat i nismave të vendeve të Ballkanit Perëndimor, duke përfshirë edhe Republikën e Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë, Shqipërisë dhe Italisë, informojnë nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

 MINISTRIA E TRANSPORTIT DHE LIDHJEVE

Aktivitetet për fillimin me ndërtimin e projektit më të madh në infrastrukturën hekurudhore – ndërtimin e hekurudhës drejt Bullgarisë, qasjen e përbashkët të vendeve të rajonit si dhe nënshkrimi i deklaratës së Maqedonisë së Veriut, Bullgarisë, Shqipërisë dhe Italisë për lidhje moderne Lindje – Perëndim ishte njohur nga ana e Këshillit të Ministrave të Transportit të Bashkimit Evropian.

Nga ministria e transportit sqarojnë se planet strategjike për ndërtimin dhe modernizimin e këtij Korridori, ministri Bllagoja Boçvarski I ka prezantuar edhe në Komisionin Evropian në Bruksel në kuadër të Këshillit të 6-të Ministror të Bashkësisë Transportuese.

Me këtë vendim, siç është bërë e ditur në komunikatën e Ministrisë së Transportit dhe Lidhjeve, Korridori 8 transportues evropian si pjesë e Korridorit “Ballkani Perëndimor – Mesdheu Lindor” do të ofrojë vlerë të shtuar dhe mundësi për rritje më të fuqishme ekonomike të rajonit të Ballkanit Perëndimor dhe Bashkimit Evropian.

Më 29 tetor, me prezencën e kryeministrave të Maqedonisë dhe Bullgarisë dhe shumë mysafirë të tjerë, u shënua fillimi i ndërtimit të dy seksioneve të Korridorit 8, me të cilin vazhdon realizimi i projektit të filluar 28 vjet më parë. Ai është I gjatë 65 kilometra. /SHENJA/

 


You may also like