(VIDEO) Konkurs për punësimin e 300 ushtarëve profesionistë, paga 41 mijë denarë

by admin
Spread the love

Ministria e Mbrojtjes ka shpallur konkurs për pranimin e 300 ushtarëve profesionistë në Armatën e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Siç njoftojnë nga Ministria e Mbrojtjes, afati i paraqitjes është shtatë ditë, përfshi edhe ditën e shpalljes së konkursit.

MINISTRIA E MBROJTJES

“Të rinjtë të cilët janë të interesuar që të aplikojnë duhet t’i plotësojnë këto kushte: të jenë shtetas të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të jenë të moshës madhore, të kenë përfunduar arsimin e mesëm, të kenë aftësi të veçanta shëndetësore dhe fizike dhe të mos jenë më të vjetër se 25 vjeç në ditën e përfundimi të shpalljes për pranimin e ushtarëve profesionistë.

Ministria e mbrojtjes  sqaron se paga e ushtarëve profesionistë do të jetë mbi 31.000 denarë, me mbi 10.000 denarë shtesë për sigurim të banimit.

Sipas kushteve të konkursit lartësia minimale e kandidatëve për ushtarë profesional nuk duhet të jetë më e ulët se 160 cm, dhe lartësia maksimale nuk duhet të kalojë 200 cm. Kandidatët që do t’u nënshtrohen ekzaminimeve mjekësore për të kontrolluar aftësinë e veçantë shëndetësore dhe fizike, do ta bëjnë këtë në përputhje me Rregulloren për kriteret për vlerësimin e aftësisë së veçantë shëndetësore dhe fizike të personelit ushtarak për shërbim në Armatë.

Samir Mustafa /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like