(VIDEO) Konfiskohen veshje dhe këpucë me vlerë 1.6 milionë denarë

by admin
Spread the love

Është parandaluar tentativa për kontrabandim, të rrobave dhe këpucëve të markave të njohura në vlerë prej 1,6 milionë denarëve nga brendet e njohura të modës, si “Dolce  Gabbana”, “Versace”, “Michael Kors”, “Ralph Lauren” dhe “Nike” në vendkalimin kufitar Tabanovc, njoftoi Drjetoria e doganave.  Malli për të cilin është dash të paguhet TVSH në vlerë të përgjithshme prej 457.546 denarëve është konfiskur.

Drejtoria e Doganave

“Në dy raste të ndara të kontrolleve është parandaluar, tentativa për kontrabandim të rrobave dhe këpucëve të markave të njoohura në vlerë prej 1,6 milionë denarëve nga brendet  e njohura të modës, si ‘Dolce Gabbana’,  ‘Versace’, ‘Michael Kors’, ‘Ralph Lauren’, dhe ‘Nike’”.
Nga Drejtoria e Doganave thonë, se gjatë kontrollit të autobusit dhe bagazhit, shoferi tha se kishte dy çanta me rroba të vjetra të cilat i kishte marrë si dërgesë. Gjatë kontrollit të çantave u gjetën produktet e këtyre markave me çmime të bashkangjitura.
Drejtoria e doganave

‘’Rrobat dhe këpucët e brendëve të njohur të modës, ndër të cilat ‘Dolce  Gabbana’ dhe ‘Versace’ në vlerë prej rreth 700 mijë denarëve, doganierët i kanë zbuluar në bagazhin e shoferit të autobusit, i cili udhëtonte në linjën e rregullt mes Dortmundit dhe Tetovës”.

Kundër vozitësit do të paraqesin kallëzime penale. /SHENJA/

 

MARKETING



You may also like